Mramë ishte një natë shumë e ftoftë dhe me erë që ndihmonte të ftohti me hy në asht.

Net të tilla nuk janë edhe aq të zakonshme në Londër por një ftohtësi kësaj radhë nuk më ndaloi me dalë.
Mu duk që po marrë pak frymë Rugove!
Me një keqardhje që pak u vonova, u gëzova që askush nuk sjelli krytin me sy kritik sepse të gjithë ishin thellë në at atmosferë të bukur.
Salla veç ishte mbushur plot.
Ambasada e Kosovës edhe këtë herë na befasoi për të mirë me musafirët nga Kosova dhe Shqiperija.
Kjo është e dyta herë që një program aq i kompletuar dhe grande u paraqit në kishën e Holy Trinity Church në South Kensington.
Nuk është mirë të veçohen talentet, sepse secili kompleton tjetrin por është e pamundur mos të veçohet Besa e jonë ,që përveç zanit të bilbilit , ka edhe një dukje të veçant , një shkëlqim që ndrit rreth vehtes.
Se ç’farë ka ky uji dhe burimet e Pejës që po buron me këtë za, as vet nuk e di ?
Trinity Holy Church ose Trinia e Shenjtë është një nga misteret më të mëdha të besimit katolik dhe është një përpjekje për të përshkruar natyrën misterioze të Zotit. Triniteti i referohet idesë se Zoti është një, por mund të përjetohet në tre Persona të ndryshëm
Triniteti, në doktrinën e krishterë, uniteti i Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë si tre persona në një Hyjni. Doktrina e Trinitetit konsiderohet të jetë një nga pohimet qendrore të krishtera për Zotin.
Kisha e Trinisë së Shenjtë, South Kensington, është një kishë anglikane e vendosur në rrugën Prince Consort në qytetin e Westminster, Londër, Angli. Ndërtesa aktuale daton nga viti 1901 dhe është ndërtuar nga George Frederick Bodley dhe Cecil Greenwood Hare.
E njëjta kishë gjindet edhe në Kalanë e Beratit themeluar diku shekullin 13-14-të.
Musafirët që erdhën me festu pavarësinë e Kosovës në diasporë, na nderuan dhe e dhanë maximumin e vet mramë .
Lekë Salihu , Dardane Nallbani Batalli , Mariela Cingo dhe mezzo-soprano e jona Besa Berberi❤️
Ia nisi programi me disa vepra nga ma të mirat dhe mbaroi me tri kangë shqipe të kenduara nga Besa.
Se si dalluan rrahjet e shuplakëve kur u ndëgjua këngë shqipe në mes të Londrës, është një temë që mund të diskutohet pak më gjatë.
Mund t’më pyetni ,e si rrahjet e shuplakëve po u dallonkan?
Unë fare thjeshtë i dallova!
Në zemër!
Mes këngës Besës, nuk ndegjova veç zanin e sajë të ambël si mjalta.
Zani sajë më çoi, në Bjeshkët e Nemura, në Rugovë , më dukej që Nexhmije Pagarusha me hijen e sajë shoqëronte Besën mbas skenës ,
, më doli baresha , çdo lule e çelur bri lumejve dhe maleve mbi borën e fundit që sjell bukurinë.
Më doli një copë Shqipëri me Tefta Tashko Koço si një engjëll në tavanin e Trinity Church .
Më kujtoi dhomat me dritaret e vogla të renditura si kutija sheqeri,me tenef birali të bardha si bora te ngrime nga nishestja dhe acari I çdo lirije , me minder të gjatë të shtruar në çardak me qilim me motivet kombetare!
Mu kujtu bukurija në këngën shkodrane që na e solli Besa dhe ishte e pamundur mos me u zhyt në pranverat tona të rinisë !
I: Pranvera filloi me ardhë
Dhe bylbyli nisë me k’ndu’. :I
I: Njajo dranofillja e bardhë
Del n’dritare me ndigju’. :I
Oooh shpirt sa të du’
Per mas teje kam maru
Oooh shpirt sa të du’
S’bashkut jetën me kalu’.
Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë
Lule m’lule tuj shetitë
Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedhë
Porsi hylli i bukurisë.
O shpirt…
Kanarinën e merr malli
S’mundet kujt me i diftu’
Se bylbyli asht i pari
Edhe unë i kam besu’.
O shpirt…
Dashuri, mall, vuajtje ,ikje, dhunë, ndarje, lot, valixhe dhe prap ikje nga vendlindja që nuk po ndalen.
Zani Besës më kujtoi pushkën e secilit kosovar me qeleshe dhe brez të qendisur nga varzat tona, që gjithmonë ka luftu dhe ende është në luftë për një liri që sa herë që vjen, vjen me lot dhe gjak dhe përsëri dikush mundohet me na e marrë.
Por kur solla rreth e reth sytë dhe pashë gjithë ata shqipëtar në një vend të huaj e pyeta vehten?
Pse o Perendi,e gjithë kjo dashuri për vendlindjen kur jemi larg saj ?
Dhe çdo shuplakë në tri këngët e fundit, ishte ndryshe në veshin dhe zemrën time!
Aq ndryshe përplaseshin shuplakë të lodhura por plot mburrje dhe dashuri.
Dhe nëse mendoni që çdo shuplakë është e njëjtë , ju nuk e dini se shuplakë që rreh dikush jashtë vendlindjes për musafir nga vendlindja është më mallyngjyese se çdo rrahje duarsh tjera !
Çdo shuplakë numron një më pak në vendlindjen dhe një më shumë në dyert e botës!
Jo që ne nuk dijmë të adhurojmë edhe muzikën serioze, por ne nuk dijmë të shërohemi nga malli dhe ndjenjat.
Bile ne gjeneratë e parë këtë dijagnozë kemi me e bajtë me vehte deri në frymën e fundit .
E gezimi dhe takimi në çdo fytyrë të secilit mbramë më kujtoi sa shumë kemi nevojë për takime të tilla.
Fytyra të bukura, të qeshura dhe disa lot në sy por një fjalë nga të gjithë:
-Sa po më vjen mirë që të takova sonte.
Fjalë nga zemra plot sinqeritet!
Për një moment e vërejta vetëm një fytyrë të mrolun mramë dhe pak më erdh si keq.
A thua mendova e shkreta ç’farë halli paska, që edhe në këtë atmosferë kaq të bukur ku të gjithë dalim me harru disa çaste të vështira të jetës dhe me një entuziazem që këtë natë kemi me ndegju veç shqip,asaj nuk i qeshte aspak fytyra e hidhur pelim !
Por prap se prap kishte ardhë!
Mendova ,që sigurisht bile lotin se ka ndalë në tri këngët e fundit dhe gjithë ndjenjat I ka përzi me mallin që është ndjenja më e bukur njerzore .
Kaq natë e ftohtë kaq e mbushur ngrohtësi!
Deri sa u ktheva në shtepi, dritat kishin ra të lodhura mbi lumin e Temzës, zemra me dridhej pak nga të ftohti pak nga tingujt e mrambjes!
Gjumi nuk më mori deri vonë!
Nuk ka lidhje ,mendova!
Pranvera fillioi me ardhë …..dhe këngët e bilbilit tonë le t’më vjedhin gjumin sonte!