Hana dhe deti


E qetë
Mbi det
M’ke hedh at salltanet
Rrugën a e ke hup
A vet rrugën ke tret ?
Mbi valë t’mija me shkru
E lumja ti për mu!

Hijeshi
Tanë flori
Tuj u shkri nga e gjithë kjo vepër
M’ke mahnitë moj perri
Mos ik diku tjetër!

Sonte flej
Me dukat të blej
Mos ik t’përkundi gjithë natën e lume
T’ledhatoj hyjneshë
T’mbuloj me gjethe t’arnume!
Da yje t’plarum t’arit rreth teje
Zot m’ruj ment e mija prej kreje,

A e banë zemra tanë këtë bukuri
Që u përplas mbi ujin tim si flori ?

N’Ulqin më rri
Mos më ik n’ Angli
Atje kanë nji milion drita të rrejshme
Temza nuk t’ ledhaton si unë
Valët e mija të shtijnë në gjum!

Më rri sonte n’konak
Të dehesh me Shkodren pak,
Me valët e mija ,
Tanë natën me lundru!
Por prap në me u kthy
E bukura ,të paça moj unë ty!

Magjistare portokalli flakë
Ma zbukuro t’imin oxhak!

Hyjni
Perri
Hana ulqinake
A je tuj mu shtir
A je vërtetë magji?

Photo:e huazuar nga shoku gjenerates Vardan Sokoli
Hana në Ulqin

Natën e mirë 🌗🌎🌔🌘












Scroll to Top