K’shtenjat

I lashtë e i vjetër
Kranjan me mjekërr
Hije randë
E mendje madh
Dru shtatgjatë
Dru I bekum
Hija e ti ,jetën të zgjatë
Diku n’zabel i harrum.
Por me plot kokrra vjeshtore
N’zabelet tona dhe Krajë madhnore!

Nji grusht k’shtenja
Nji varg mezgjahit
Hija nandorit
Era larit!
Hidhen mi prush
Të zeza sy rrush!
Si sytë e gocës
Që ngroh shpirtin e botës!
Të pshtjelluna n’dimi
I zhveshim kur hyjnë në sh’pi!
I pjekim tanë salltanet
Nazet ia bajmë me lezet!

Nji varg k’shtenja
Si tespiq të denja!

Digjen e piqen
Përvlohen n’prush
Topa t’sheqerit
T’marume n’grusht.
Sa ma shumë përvlohen
Dashnitë për ta shtohen

Era mangalles
Prushit që kallet
Ku shkoi gjithë ai lezet
Kur k’shtenjat piqeshin n’shporet!

Ah sa nostalgji
Për at prush
Për at oxhak t’Ibrahimit,
K’shtenjat valltare që hidheshin
Në netët e gjata të dimnit !
Ma pak kishim
Por ma shumë shifeshim !
Respekti dhe dashnitë
Si sytë i rujshin miq’sitë

Kto valltaret e prushit
Afër kronit Kajushit
Që hidhen e përdridhen,
E në varg si tespiq lidhen,
Sa të mira janë
Top sheqer i kam dashtë
Ashtu zemra ime në kujtimet i mban!

Scroll to Top