Hija në murin e gëlqeres


Drita e llampës dridhej .
Plaka me tespiq në dorë sa ulej e sa çohej.
Kishte kry abdesin.
Kishte falë namazin.
Kishte knu kuran, edhe da jasi për t’vdeknit.
S’kishte lanë ken pa përmen.
Rahmetin tanve ja kishte çu.
Prap me tespiq në dorë, sa çohej e sa ulej .
Hija e përcillte mas ,në secilin mur me gëlqeren bardh si bora.
Kishin met vet.
Aja edhe hija e sajë në murin me gëlqeren e bardhë.

-Hej Allah ,mas ja nal djalit tem strujen.
-E mas ja nal ujin .
-Allahile kurrë mas e le me u mërzitë.
-E kam ma t’voglin .
-Allahile edhe ati tjetrit në Australi, ban’ja dritë.
-Vajza madhe nuk më ka thirë sat, a thu isht mirë? Mirë mirë isht , par ku me ditë, ka puntë e veta.
-Zat çoja shneten.
-Ehhhh ky i Amerikës m’thret për ditë.
-Nanë , m’thotë a ke pare, a t’dalin, a t’çej se djali Smajlit niset edhe nji javë me gjithë gru .
-Pa ç’pam lypen paret mor bir ?
-Kam ,kam ball ,i thashë dje.
-Pare kam sa dush, pa juve ku t’ju marrë?
-Nejse ky i Gjermanit ma rrallë thirë, veç prep e din që jam gjallë!
-Eh aja n’Kanadë , hiç mirë puntë me at burrë si ka, pa çka t’i baj e shkreta unë.
-Me zorë e kemi martu, e shkreta edhe jabanxhi edhe mas vet! E pat rrisk njashtu.E ku dreqin e kemi ditë se ej burrë i del aq sojsyz .
-Par bile ata fmi i ka t’hajrit. M’thrasin shpesh.
-Bile shku për shku t’ishin tanë n’nji ven.
-Janë shpërnda si zagjt e kllukës.

-Lanet i kjoftë shejtanit e largoje këtë shejtan që po ja mush menen rinise me ik.
-Qe ikën edhe djelmt e Xhelës, edhe djelm e Muhes, edhe….se di se di ma kush ka met.
-Tanë, veç me ik e kanë menen.
-Për nji copë bukë.
-Ta han dreqi ta han!

-Nji copë buke, a nuk e kemi edhe na?
-A kemi ra untë a ngitë , qe 80 vjet I musha e korcull jam.
-Me dru kam pre e kam bajtë , me kofa prej pusit kam la teshat e kam zi, kam pjell n’ara e n’fusha e gja nuk m’gjeti !
-E tesh besa s’pa lodhem e a di si thojmë “ lidh e z’gidh Sylejmanin e qit dy kokrra pulave.
Ja ja puntë e mija u kryn !

  • Ehamdurilah shnetja e truni m’kan majtë.
    -Bereqavers.

-E kta morrën rrugtë e botës!
-Burri m’la e shkej I shkreti pa i pa!
-Tuj dishru t’madh e t’vogël !
-E myti cigarja prej mërzisë .
-Paf puf e paf puf pa e nalë !
-Dreqi n’bark ta piftë , nuk jam nal tuj i thanë!
-Shkej, shkej pa ja ba hallall se ball gazepin ma ka ba!
-Par bile t’ishte gjallë për pak muhabet.
-Bile ej me at kollin e ti e nuk m’lente me u mërzitë. Frymë e gjallë s’met n’këtë shpi!

-Tanë jashtë.
-E besa edhe katundi met i shkret.
-U shprazën shehër e katundi e na pa pasë fijen e kivetit me I nalë.
-Pa ikin e kanë ik sa kanë pasë kivet.
-Met me ne pleqnit!
E m’thonte ej i jemi, e moj gru , s’merr gja vesht ti,a ik kush prej qefit ? S’di ti, s’di kurgja! Mirë që din me gatu e me na i la ata tesha. Gja s’merr vesht ti ! Ashtu m’thonte sa herë që kam prit e përcjell fminë .

  • E çka paska ktu me ditë ? Nji copë bukë se nji bark tanë e kemi ! E ti, me pasë qenë i hajrit, ja kthejsha sa herë, nuk i kishe lanë me shku n’kan dyrnjasë !
    -Nuk di gja valla, nuk di ….pa a shkohet n’ven t’huj me jetu me tërli far mileti e me lanë shpi tokë e mallë,e motra e vllazni?
    -A hahet aja buke pelim?

-Edhe Tixhja m’shkej.
-Ma e re se unë shkej e shkreta.
-Da dorë djath e da ve m’i lypi uha pak para se me vdek.
-Ja çova, e mas kjoftë përfolë, se nuk isht mirë me I përmen,i thashë mas m’i kthe.
-E besa edhe da herë tjera, a i kam çu vaj, a da pare ,nejse nejse se nuk isht mirë me I përmend. Par shyqyr kush s’isht tuj m’ni çka jam tuj folë.
-Hallall I pastë se ma ka hek tanë mërzinë.
-Ma ka tha gojën.
-Goja nuk ju nalte e tanë mërzitë m’i ka hek .
-Pat met keq kur i vdiq burri.

-Shkej edhe Gjyla!
-Pa sa e mirë e shkreta ka qenë!
-Sa herë më shifte me kofa në dorë, m’i merrte prej dore.

-Sanijen ma si motër e kam pasë. Rahmet, rahmet pastë. Kurrë buk kallamoqe nuk ka pjek pa ma pru nji copë.
-E at krapin kush se ka ba si aja.
-Kur të vinte në hund era hudrave e ufllës e qepve kafërdisne, t’vdeknin me çu prej vorrit.
-Pa gru puntore ka qenë. Edhe Selimi shkret met vet. Djelmt tanë në Amerikë e kush atje n’at venin se di as vet valla ku….e kush në Australi.

-Unë pa i pa thminë me vjet.
-Lanet lenet i kjoftë shejtanit.
-A lehet nji katun shkretë ?
-Kanë marrë kry rinija veç me ik prej ktuhit!

-Allah mas ja nal dritat e ujin se ktu tesh dy ditë nuk kemi.
-Bile na në vend tonin jemi e dijmë me jetu pa tana.
-Edhe në terr e gjijmë rrugën e ata t’shkret çka bajnë me ju nalë dritat!

Drita e llampës dridhej si nji vallzuese e shtojzavalleve, shiu nuk ndalej, jashtë aty këtu disa drita llampe, era frynte si e marrë me at fërfllazën që këndonte kangë të vajit, në katundin e lanun dhe të harruar me pleqt me tespiq në dorë që luteshin mos me u ndalë dritat në Amerikë, Australi dhe shtetet e Evropës.
Degtë e drunjve bijshin për tokë si viktimat e pafajshme,pa za dhe aty ktu ndegjohej ndonji rrakatisje e ndonjë dere që ishte çel në shtëpi që nuk jetonte askush ma.
Drrang , drrang pa u ndalë ajo derë të kujtonte vetminë e Diogjenit me llampë në dorë që në mes ditës kerkonte njeri.
Terri ta hante shpirtin e të hynte thellë në palcë frika e vetmisë !
Hecte lokja bashk me hijen e vet në dritën e lammpës në shtëpinë e gurit me mur të gëlqeres bardh si bora.
Kush pa hy e kush pa dalë prej asaj derë tesh nji vjet e gjysë , gati dy!
Goja nuk i nalej e gishtat tuj numru kokrrat e tespiqve me net e me ditë!
Ora ra 11 , ding dong e lokja tuj lut Zotin mos ia nal dritat jabanxhive.
Sepse veç në vend të vetin munesh me gjet rrugën edhe kur nuk ka drita !
Aty nuk duhesh me ditë rrugën, aty rruga të njef ty !

-Allah mas ia nal dritat atyne. Me ju nalë atyne na nalet edhe neve për gjithmonë.
E neve nuk ka gajle që na e nalin,jemi fsu me jetu edhe pa drita ….nuk nalej nanlokja tuj njef kokrrat….
….par aman zogjve t’mi mos ia nalë kurrë !
E zuni gjumi me fjalë në gojë , pa ia nigju kush dhimbjen që kishte.


Scroll to Top