I thotë plaka plakut
Kur kam tesh , veshin kush s’ma vuni
Tesh as dorën s’guxoj me çu
Sa herë më kryhet hundi!
I thotë plaku plakës
Hec moj plakë tash të gjithë duroj
Se sa herë që kam dhanë urdhna
Me ke thanë “ jarabi t’u thaftë ajo gojë.”
Kush kollitet në çdo shtepi
E kemi ditë te gjithe mirë ball
Tesh secili kapadai
Prandaj na nxu ky mjeri hall!
Mbylle gojën more plak matuf,
Mos gaba me u tesh
Shken me shpejtë si qeni n’rrush
E s’ka kush bile me t’vesh.
Rri o plak aty ku je
Kush guxen me folë
Ka kalu aja kohë
Kur ke guxu dikur me kollë !
N’qofsh trim me tesh kësaj herë
Me u kollë hiç ma e kurrë
Hec more plak ta kalojmë këtë verë
Sat e marte e nesër e merkurë .
Si t’vjen vacina e kalon ky maskarllyk
Ti me kollë prap ishalla
Unë me benebrek e me gjyslyk
Ka me na ndegju e gjithë mahalla!
Le të dihet se kush kollitet
Le të dihet se nji herë ti flet
Hec more plak se kush po merzitet
Vera vjen e gjallë ke me mbet!
Askush ma nuk na ndegjon
Ne daç tesh e në daç kollitu
Askush kend ma se respekton
Hec moj plakë se ajo kohë iku.
S’ka vacinë që shpëton njerzimin
S’ka ma frikë qe e kthen njerzinë
Eja plakë në vet izolimin
Se veç unë ta hek merzinë !
Tasi na ka rru e dreqi na ka ngranë
Veç të shpëtojmë edhe këtë verë
Unë e ti kemi me shetritë dyrnjanë
At çka isht dashtë me e ba kaherë.
U murr vesht kja dyrnja
Askush s’di sa ban tërshana
Tana borxhet kemi me i la
Kur të shkojmë atje e i lajmë të tana.