Shoqa fëmirisë

Qysh në banka shkollore moj mike
E deri me sot shoqeri
Largësija nuk është një teh thike
Nuk ka kush e pren një miqësi

Fëmi ishim por sot në moshë
Kurrë një herë nuk më ke rënduar
Edhe miqësija është si një lëmoshë
Kërkon një dorë kur je rrëzuar.

Arkë e mbyllur gjithmonë ke mbet,
Çdo fjalë me ty gjithmonë u mshel
Je një mike, mike e vërtetë,
Zemrën gjithmonë për të tjerët e ke çel.

Ku ta nisi e ku t’mbaroj
Shoqërija e jonë margaritar i rrallë
Kujtimet tona dhe shoqërija vazhdoj
Edhe në largësi me lot dhe mallë.

Scroll to Top