Si i keni robtë


Sa rob jeni?

Ku i ke robt e shtëpisë ?

Në viset tona të gjithë qëlluam rob.U mundova ta gjej nëse ndonjë popull tjetër quan njerëzit e shtëpisë rob.Qe besa që nuk gjeta dot askund.
Rob që anglisht i bie slave apo skllav.
Edhe kur të mallkon,të mallkon me rob.Edhe kur të shanë ,të gjithë robt t’i çon atje ku s’duhet .
Po rob i kuj jemi? A thua na erdhë kjo fjalë me vet lindjen tonë si komb? A thu nuk është edhe e rastit?

A thua dikush na ka nem që gjithmonë të jemi rob? Robt e familjes,robt e vetvehtes dhe hijes vet?
Robt e Amerikes,robt e Turkut ,robt e Evropes ?
Robt e Enverit,robt e Hashimit ,Ramushit e Kadrise ?

Po i Zoti shtëpisë ku ishte ?

Përse lejonte të tjerët t’ë pyesin si i ke robt?
Ose t’a shanin me rob?
E vet ,a ishte edhe ai dikur rob ? Apo ashtu i pëlqente. Të zotrojë dhe robte e konakut t’i binden gjitha rregullave dhe principeve të tija.Nuk ka gajle.Edhe ai vet ishte rob.Rob i padijes,rob i kokfortësisë,rob i frigës nga i huaji.Rob i rrugës dredha dredha.Rob i vetëm asaj që sheh një pëllëmbë para syve,dhe nuk sillet as pas as anash.
Nuk pranont ‘kërkoj falje,nuk pranon gabimin ,nuk skuqet nga i veti por dridhet nga i huaji.

Rob pra i vetvehtes me robt e konakut vet!
E pse t’i pengonte që po merr në qafë një kope robsh,kur edhe vet pa fije turpi i mbanë prangat e robit?

Qeleshja,koburja dhe lahuta vajtojnë lartë lartë mbi bjeshkët e nemura dhe presin robt e shtëpisë t’i zbresin poshtë në rrjedhat e Valbonës,Bunës,Erenikut,Drinit dhe një herë e për gjithmonë të lahen në ato ujra nga turpet,tradhëtija dhe kokfortsija e shkëmbit !
Shqiponja e ka syrin e mbrehtë dhe e ka të dizajnuar me pa shumë larg.Shqiponjat nuk frigohen,gjithmonë luftojnë dhe kafshët e egra i lufton dhe i gjuan nga shkëmbijtë edhe nëse janë më të mëdha se vetvehtja.I dalin në kry problemit .Edhe kur vjen stuhija,te gjithë zogjët ikin ,ajo fluturon me rrëmujë.Fluturon lartë dhe kurrë nuk përzihet me pëllumbin.Mishin e coftë nuk e preferojnë.Janë të njohura si agresive por asnjë shpez nuk kujdeset me aq butësi sa vet shqiponja.Kur e mëson shqiponja foshnjen e vet fluturimin ,e lëshon dhe hidhet ndër te duke përsëritur disa herë deri sa të mësohet vet të fluturoje.Nuk dorzohet kurrë me ripërtrirjen e pjesëve të trupit dhe sqepit që e përplasë për shkëmbij ia zgjatë vehtes jetën edhe 30 -40 vite tjera.Dhe të gjitha këto karakteristika e bëjnë shpez të veçantë që ne robt e familjes patëm fat ta kemi si simbolin tonë.


Nëse ende mbesim robt e konakut dhe robt e vetëvehtes kjo shqiponjë një ditë do ikë në kërkim të një populli tjeter që e don dhe çmon tokën dhe kombin e vet , një popull që familjen e vet nuk e quan robt !
Rob pra kemi lind e rob do te vdesim ,sepse kur e vet shqiptarin si i ke robt ai te pergjigjet “mire,mire i kam faleminderit ,ne vend se te thote jo jo une nuk mbaj rob ne shtepi por ata jane antaret e familjes time.
Jo pra….rob nuk jemi, dhe pse ta përdorim këtë fjalë edhe në këtë shekull?

Scroll to Top