🧕🏻Nji amëlcinë maaaa sonte ,e ka lezetin
Herë sitiprinxh e herë hashaf.
Pritisak, sheqer e ynyra sa dush ,par hajtë ma, pa e bajmë , Ramazani pa amëlcinë nuk shken
Nuse, a pa na ban lule shegë ?
👩Jam valla diçka e lodhun. Pa blejmë gati.
U ç’ët mira i ban Lija Selimit tonë,e slatičarna sa dush ka që I bajnë. Ka edhe ke Ridvani edhe gratë tona.
Ja valla se s’pa lodhem se edhe punë edhe ninushëm.Hajtë se gja s’pa t’lypet. Shiko sa je ba njiherë!
E bajmë për Bajram . Për natë amelcina tuj hangër.
Ball me ba iftarin!
Ose ti din me i ba , pse nuk i ban? Gjithë ditën n’shpi je!
🧕🏻Pa mirë moj, si dush, se s’pa na ban çirak ja!
Uuuu sa kemi punu na budallicat. Na ka ra g’rbača, e ju zonjat tuj anku rrini.
Hajtë pra na parasit ke Lija Selimit,se I ban amelcinat e mira fart.
👩Pa pra , pa ti parasis edhe fart bile,pse me u lodhë kur aja i ban me tu shkri n’gojë !
Lule shegë
Lule shega faqja bardhë
Dhandri sonte ka me ardhë
Nuk ka kush si i ban si na
Kanë shumë mund par harxhim t’madh s’ka!
Me pak miell e me pak tamël
Me nisheste, ufull,sheqer të amël
Vo nja pesë ,par ma shumë të kuqe
ço moj nuse moj lulekuqe !
E ban brumin për marak
Hakllagija ban rrak e tak
I ban format gishta gishta
Gratë tona me durë t’fildishta!
Me vaj lulesh i fërgen
I qet n’shërbet n’çini I ven
I stolisë si bahçe me lule
Knej ban brumin për haxhimakule!
Kur rreshtohen sa bukur duken
Me dashni njina me tjetrën struken
Sikur rreze diell ,që ndrit n’çini
Art i rallë për mrekulli !
Janë të mira janë të rralla
Eni mikesha ardhshi t’bardha
Luleshegë veç në Ulqin I gjini
Pa vjen sezona, mirë se na vini!
Photo nga muri i Homemade Sweets Lije