Iftari 14-të Kadaifi



Kadaifi si ari fije fije
Mas iftarit me shumë shije,
Piqet n’furrë ,besa dan pak yn’yrë
Zonjes shpisë ia zbardhë at ftyrë !

Me shyrbet e me shumë arra
Zonja sh’pisë ty të priftë e m’ara
Kush me shllag e kush me fill
Ma në fund da rranx karajfil!

Eeeee kush I ban si ai nga Tetova,
Gostivari ,Shkupi dhe Kërçova
Ka lanë shpi e ka tha at katund
Me i fitu paret me djersë dhe mund?

Edhe…..

Disa tuj I thanë Bakljavë e toljumbar
I kanë nënçmu veç me I ba harr ,
Por ata me punë e tanë at amëlsi
Kanë zaptu nji Jugosllavi !

Kanë ul krytin za s’kanë ba
Padrejtësitë i kanë kalu pa za
Kanë punu me tanë at dashni
Zanatin e vet për mrekulli! !

Me durtë e arta kanë stolisë
Rrugtë e Sarajevës dhe m’ar Jugosllavisë
Kanë m’bajte familjen tanë janë shkollu
Gojëkqijat ofenduesit i kanë amel’su!

Ata e dijnë, si e kanë pas at fillim të shkretë
Kanë duru veç gjallë me m’bet
Duganj kanë mbush me bereqet
Veç me mund e djersë ,e pa rrushfet!

Me gjithë respektin për puntoret tanë nga viset shqiptare që kanë stolisë gjithë duganjë me gatimet ma të shijshme në ish Jugosllavi

Photo të huazuara nga interneti

Scroll to Top