Ismaili dhe Kadarea

Edhe unë, edhe ti dhe shumë nga ne, në një sistem të egër, kishim shansa të jemi një Ismail .

Një sistem që të shpërlante trunin, një sistem që të hupte farën, një sistem ku përçante jo veç kombin, por edhe vet familjen në thelb.

Ata që ishin të fort dhe rezistent ndaj sistemin, ose ishin pushkatuar, ose kalbur në burg, ose diku pa identitet jashtë vendit vet.
Mund të jesh trim por jo atedhetar, por edhe mund të jesh atedhetar por jo trim !
Ose ose…..mund të jesh një gjeni, Maestro I vërtetë që len gjurmë thellë thellë në botë!
Dhe në një mynyrë misterioze Zoti nuk të rrëmben para kohe sepse të dërgon gjithë talentin dhe të thotë “ ben at çka askush nuk e bëri !”

Por të jesh një Kadare, që sot e gjithë bota e njeh, jo të gjithë e kanë at fat.

E mjeshtrija e penës Ti, ia solli at fat.
As Enveri, as komunizmi as trathëtija që po ia përmendin disa , as përbuzja ndaj Islamit.

Mund të jet edhe e vërtetë, mund të jet edhe thjeshtë një frustrim I kombit që ende e mban si plagë e t’kaluarës fatkeqe.

Pra çdo gjë është e mundur,
Por ,të përzihet karakteri me talentin është e kot.
Sa kemi në botë, njerëz me famë dhe talent që karakterin e kanë pasë zerro, por fama tyre ka mbetur afatgjatë dhe shpesh herë vetëm me një njeri me famë e kemi adhuruar një komb ,hiç pa e dite karakterin e vërtetë .

Ismail Kadare ishte dhe mbetet pena më e njohur e kombit tonë.

Para shumë viteve, në promovimin e librit Accident, pata fatin të ndëgjoj edhe bisedën e ti që e udhehiqte Mr Hodgkins .

Kishte një arrogancë të pa parë!
Një arrogancë që nuk mund të urrehet apo të spjegohet.
Një mllef të përmbledhur thellë në shpirt, një konfusion të pa spjeguar .
Me gjithë madhështinë që kishte, ishte një grusht I mbledhur plot habi dhe pasiguri në vehte!
Aq I madh e aq i vogël !
Me intelegjencën e ti të mprehtë, nuk jepte asnjë përgjigje direkt por sillte vërdallë trunin e bashkbiseduesit dhe trunin e publikut !
Njësoj sikur edhe në veprat e tija !

Ashtu e pashë unë në synin tim at natë !
Dhe mund të fajsohet aq pa mëshirë një njeri që lindi në sistemin më të egër në botë ?

Lava e vullkanit nuk qetesohet lehtë mbas shpërthimit. Djeg dhe ende përvelon!
E kjo po ndodhë me gjithë kombin tonë!
Kemi edhe shumë rrugë në drejtimin e duhur por në fund busolla jonë gjen rrugën e lashtësisë tonë, dhe përseri nuk na mohon të drejtën tonë!

Yjet që shpërthejnë çdo ditë me talentin ,po e vulosin te gjithe kete rrugetim tone te gjate .
Nuk duhesh ta lexosh as ti që e urren, as ti që nuk din të lexosh dhe as unë që po e shkruaj këtë mendim timin.
Por deri sa në botën e librit, më shumë na njohin si bashkëkombesit e Kadares, se sa të Enverit, unë personalisht I përulem talentit tij!

E bota e leximit, është bota ku duhet të gjithë të gjejmë pak paqë shpirnore, pak logjikë dhe shumë për të analizuar kuptimin e gjithë jetës.
Bota librit është bota e gjithë madhështisë që na sjell jeta.
Pa art, bota është një xhep i fukarasë që bredhet më kot për disa dromca buke !


Inatit t’ja kesh e hakun folja!
E nëse nuk mundeni me ia folë hakun, atëherë provoni me hy dhe me depërtu në dyertë e botës me talentin dhe penën e kolosit tonë të Madhit Ismail Kadare !

Ju falet çdo mllef dhe çdo sharje ndaj ti.
E kuptoj shumë mirë sepse ju jeni ata që ju ka djeg shpirtin ai sistem më shumë se neve në këtë anën tjetër , sepse anmik ishte i yti e jo serbi !
Por nuk ju falet t’ja mohoni talentin që e gjithë bota e njeh një shkrimtar një poet një shqiptar me 🖊️ të artë !

Ps. Diku viti 2005-2006 më pyet një françez se ç’farë nacionaliteti jam.
I tregoj që jam shqiptare.
Pyetja e ti ishte epike: a je nga toka Titos apo nga toka Ismail Kaderese ?
Nuk pata kohë me u përgjegj !
Zemra mu ba mal kur ai nisi me folë me aq adhurim për te!

Scroll to Top