Ju kockat e viteve

Ju kockat e viteve
Jeni ba si çafkat e sorrat e pullazit
Për ditë , taman si lutjet e Namazit
Pa u ndalë
Natën tuj m’ardhë ,
E as vet se di a me u idhnu ,a me ju thanë
Ju ardhshit t’bardhë
Mend me ju përkul s’kam
Edhe pse jeni antikë me namë !

Natë për natë trazoni insanin e shkretë
Vini si xhelat ,hiç pa vet!
Thellë ,thellë n’kocka si thika
Vitet tuj m’i numru me presje e pika!

E pse….mas ju thira unë
Me m’trazu edhe n’gjum?
Ikni pash njat Zat
E m’leni rahat!

Dhimbjet s’falen
E unë s’ndalem ….Me shkru…..
E veç për inat s’kam me ju vu veshin
Kam me ju harru!
Kam duru dhimbje shpirtit
Ani s’pa ju durej ju !?

Qafën thefshi pa t’keqen teme
Se jeni ba elteme
Ma keni mërzitë!
Për çdo minutë t’natës që m’trazoni kam me ju beku,
Se m’as t’ishit ju ,ku me ditë a kisha shkru?
N’gjum t’thellë kisha ra mas t’me çojshit ju
Da rreshta misnates kisha mbet pa I shkru!

Pse vjen mosha kaq shpejtë hiç s’mka shku n’mend,
Zahir që robi nuk u plak’ka me zemër e mend!
Ja për Zotin … shpirtin s’ju la me ma plakë !
Se kam besu që edhe me pasë dhimbje qenka nefakë!
Kanë thanë t’moçmit
Kurrë mas u bafshim rahat!
E unë n’luftë nuk jam ma me ju
Jo pse kam hup uzdajën
Se e di që veç 18 për qind t’botes kanë këtë fat me g’zu edhe da vite tjera
E pa çajre duhet me ju duru edhe pse digjni si ferra
Sa herë që më leni pa gjum
S’la da rreshta pa I shkru edhe kur më sulmoni shumë!

Ju qofsha falë kockat e mija
Se kimetin m’kan thanë çdo gjaje duhet me ja ditë!
Ashtu m’kan m’su ,
Se prite Zat t’keqen, çka ban robi pa ju ?!

Scroll to Top