Kishte qenë nji mbret dikur
Dhe mbret i kishin thanë,
Me kunorë,
Me namë ,
Me nder,
Me zotnillyk
E me tanë!
Dhe ja….
Vijnë disa horra
Zgërdhiten,
Vulosin
Mundohen ta fundosin
Dhe mendojnë që historinë ta fshijnë sa ora!
Eehhh mbreti….Zatni i butë
Plak e i urtë
Duron
Ndëgjon
Me horra nuk lufton
Por horrave ia mallkon durtë !
Kurse ata….
Mendojne se itibari
Me fjalë
Me valë
E sjellin vërdallë
Pa e ditë që ai mbret aty ishte i pari!
Qytetnim …..?
Ehhh kur ka pasë ai mbret qytetnim
As unë,
As ti
As ata
E askush nuk e din !
Vonë ,
Vonë për Zotin tanë kemi le,
Për at din e për këtë fe,
Mbret ,
Mes detit Kalasë dhe guacës vet
Par me pak kismet
E ju që me folë për te keni kivet
Çka asht qytetnimi,nuk keni ide !