Japrak e nuk ka tjetër

Ah japrak japrak burrnor
Me Ulqin ke vu kunorë
Kush nuk të shijon as nuk të din
Mas t’thotë ka pa Shkodër ka pa Ulqin !

Me shkru për ty,unë kurrë nuk lodhem
E me të pas pran kurrë s’dëshprohem,
Me t’thane që je mbret i gatimit
Nuk gaboj për hir t’Ulqinit!

Me gjeth turkut e vaj spanjollit
Me recept Ulqinit ,e kapak Stamollit
Bohçe bohçe ,si bohçe tuj I p’shjell
Nji ka nji , si lule n’bahçe me mjell!

Tanë kulturat e tanë adetet
Janë përzi gjithë marifetet
Pak nga Lindja e pak Prendimi
Ah japrak ti mbret Ulqini!

Secila bohçe nji kokërr mish ,
Era xhenet e bojë fildish
Rrugë të gjatë kanë k’ta bohçet udhëtare
Janë tanë naze ,janë lozanjare!

Sy jeshil e sy i shkrum
Kush t’ban naze ma shumë se unë
Në Unesco duhet me të shti
Pasha sytë e këtë Perendi!

Ah japrak japrak marakut
Hijeshon tenxhere ,jep madheshti kanakut
M’veti kajshija çka je tuj ba
Rash n’menim nji çini a me ia nda!

Nji japrak,si nji kokërr flarinit
Për të varfun e sofër t’zenjinit
Kush ta bjen ke dera nji çini japrak
Ta dish se e ke ,kajshi për marak.

Njikshtu i kanë da ,çinijat dikur
Dikush nji çini hallve, dikush paçamur
Tak tak tak ta kanë lanë pak japrak ke dera
Deri sa ti ke thirë “ he ty t’u rritë n’era “

Ah nji japrak që e kam ba ⭐️

Scroll to Top