Nga memoaret
Suada Milla Adzanel në video përmend, kur jemi nda dhe kemi ik prej luftës për me u taku mas 7 vite gati, ia kam lanë dy amanete , asaj dhe Gjinës.
I pari amanat ishte valixhja ime që i kam të rujtuna me qindra fotografi,shkrime, urime, letra
Dhe amaneti dytë ishte nji revolver ,pistoletë,me disa fishekë i mshefun n’jastyk!
Virdzina Zhubi me gjithë hallet, frikën , rrezikun e jetës asht kujdes për valixhen që e kam thesarin tim , dhe për dy peshqit e artë që kanë vdek në fillim të luftës.E ka rujtë me aq besnikri at amanet e mira e jona e bukura Gjina!
…. Ehhhhh kurse ky amaneti i dytë.
Po më shtërngohet zemra deri sa rendis fjalët.
Sarajeva ende vlonte ashtu si gjithmonë, ky qytet i hyjnor plot sharm e dashni.
Deri sa situata në ish Jugosllavi po merrte metastazat, deluzioni i bratsvo jedinsvo e kishte mbështjell këtë qytet me cataract dhe askush nuk besonte që aty kris lufta.
Nji shok i Samit nga Sanxhaku, çdo ditë e përkujtonte tim shoq që Bajrami do të jetë I përgjakshëm ( biće krvav Bajram) i thoshte .
Butiku dhe banesa jonë né qendër vlonte me musafir, miq dhe shoqninë.
Deri sa në duganjë mblidheshin shokët e Samit, nalt vijshin shoqet e mia për kafen e mënjezit.
Nuk mungojshin as byreku, kiflet , as qevapat dhe as akulloret e ambëltores Egypt që e kishim veç 3-4 minuta larg.
Nji ditë fundi marsit, vjen miku Samit ,ky mik nga Sanxhaku me emnin Meša, me nji fytyrë të verdhë dhe I friksuar.
Policija ende jugosllave at kohë, kishte ndalu disa persona rrugës me tentim kontrollë armësh.
Meša, vrapon në duganjë ke Sami, dhe ia dorzon revolen e vet, dhe e lut ta msheh sepse ai tashma ishte në hetim.
Sami , vjen me shpejtë naltë, dhe më lutet ta msheh diku revolen që kishte pluma në te.
U trishtova pa masë!
Era luftë tashma po merrte rrugët e Sarajevës, qytetit ma të bukur në ish Jugosllavi!
Deri sa në Kroaci lufta kishte marr hov, boshnjakët ende ishin në gjum.
Sami kafen e par e pinte me Acën, në cafeterinë e ti nji sërb që mendonim që dallon nga të tjerët.
Kur nisi lufta, banesa e Aleksandrit ishte mbushun me gjithë llojet e armeve, bile edhe njihere pa e këshillu Samin që lufta tashma asht gati dhe po troket në derë.
Kishte arsenalin dhe i pari doli kundër muslimanëve!
Në memoaret e mia kam përshkru gjithë rrugëtimin tonë të ikjes.
Por ky asht amaneti që përmend Suada, shoqa ime në video.
Në ndamjen tonë, une i la amanet revolen Fukës dhe Suadës, që e kisha mshef në jastyk.
Revolja e Mešës, kishte qenë si nji rojtare dhe nji copë sigurie.
Në rast se hyn ndonji anmik , ose e gjuan ose…. më tha nji ditë Suada.
Mua edhe pak më kishte dalë nga kujtesa kjo revole e vogël.
U rënqetha, u trazova , u ktheva mbas.
Mu kujtuan disa legjenda shqiptare por edhe ajo që vajzës ia jepnin në pajë plumin.
Por ky ishte amanet i ndarjes, i dhimbjes, i frikës dhe gjithë tmerrit katër vjeçar.
Letra e parë që dérgova nga Londra ishte 70 faqe , po po 70 faqe dhe Suada ende ruan at letër.
Ata luftonin për jetë dhe çdo ditë pritnin vdekjen, na luftonim me jetë dhe pritnim lajmet për jetë!
Memoaret nuk ndalen këtu…..Kam shumë!
Si secili nga ju që keni nga nji roman jetë!
Jeta asht roman në vehte.
Ose i shënojmë ose jo , por asht e pamundun mos t’i shfletojmë faqet e librit tonë çdo ditë!
Perendi, m’i ruaj kujtimet dhe më fal ymër t’i qes në dritë!
Edhe pse mes fletave ka sa të duash dhimbje ,jane shumë të bukura!