Kështjellë e jonë e murit
Me zemër të fortë gurit,
Me durimin e vet fisnik
Si nji djalë asllan kreshnik!
Kalaja madhështore Ulqinit
Bukuri , dhuratë bekimit,
Loton sa herë me vner
Kërkon e shkreta pak nder!
Kërkon shpesh herë dashuri ,
Merita kujdes dhe mirësi!
Është shumë krenare,
Ka nji milion zemra bujare,
E ka mbrojtë detarin,
Ulqinakun, anijet,marinarin!
Lufton si luaneshë me valë
Gyrbetqarin e pret me mallë!
Si nji burrneshë
Si nji burrë që hesht
Ka shkru histori
Pa lodhje dhe bezdi!
Ka rujtë qëndrimin
Mburrjen dhe kushtrimin!
Gurtë e tu t’kalldramit
Janë perlat e vatanit.
Nuk ra kurrë
Edhe kur rrëshqet ndoj gur !
E din ajo vet
Që isht për Ulqin si mbret !
E din sa ka vlera
Edhe në kohna të mjera!
Mbahet ajo trimneshë kreshnike
Me zemrën e sajë heroike!
E din që isht zemra e ulqinakut
E din që e mban dashnija marakut!
Edhe na nga jashtë e mbrojmë ,
Me lot të zemrës e dojmë !
Jo more jo o horra
Mos thoni Kalanë e morra
Nuk dorzohet Kalaja lehtë
Pa njerëz që e dojnë kurrë nuk ka me mbet
U mbrojtë nga turku dhe Venediku
Nga padrejtësitë , tërmeti dhe anmiku!
Kalanë e run Perendija
Ulqinaku, jabanxhiu dhe vet historija!
U mbrojtë në epokën e Skënderbeut
U mbrojtë prej Bushatit dhe Nimanbegut
U mbrojtë gjithmonë
E kemi legjendë dhe ikonë !
Ka lind e bekume
Por nuk vdes e mallkume !
Isht krenarija ulqinakut
Nuk shkelet si gurtë e sokakut !
Le të ruhet n’shuplakë si loti
Nuk e rrëxon as vala detit as moti !
Qëndron n’shuplakë të dorës
Me diell përvlues por bardhësi si t’borës!
