Zotni me namë
Mendje madh sa dush
Hijerand e Zotni
Besnik e i dashtun
Për virtyte me ja pas lakmi!
N’lufta e n’beteja ,
N’gjyeti t’mbretnive
Nuse me marrë
Me shpejtësi si rr’feja !
Princi mbi kal
E zemra vajzës mal !
Zot çka ke kriju
Tanë këtë madhni
Arab e Mustang,
Breton e Turkoman
Falabella e Shetlland,
Lusiano e Criollo
Appalosa e Andalusia
Kur s’ka fund bukurija !
A je Zonjë apo Zotni
Nuk e di
Por sa shumë t’ka beku Zoti
Me gjithë këtë hijeshi!