A m’thoni miq kjo natë Bajrami,
Çka ju kujton?
Besimin ke Zoti?
Festën e Perendive?
A ata që nuk i kemi por që shumë na mungon?
A më thoni pse peshë çohet shpirti?
E n’varreze t’atyne që nuk i kemi as nuk mund t’shkojmë
Nga larg i lypim me jasitë e Kuranit
Me aromën e fasligenit dhe sindevesilit
N’mendjen dhe zemrën tonë ,me ta festojmë !
Më thoni pra,
Era e bakllavës e tespixhes
Shtëpitë i mbulon shërbeti
E ngjyrat e dhimjeve dorzohen
Kur përmendet dhe kujtohet Profeti!
Më thoni pse….?
Shtatë shtresat e qiellit zgjohen
Nga duatë e gjithë Islamit
Trokitjet në dyert tona
Me selamet e natës Bajramit!
Madhni ka ,
E fisnikëri ka kaq shumë ,
Dashni sa t’dush ma,
Por shpirtin që ta kput me mallë
T’çon në çdo qytet të botës,dhe të hedh në secilën mahallë !
E era….
Ah era atyne amëlcina
Përzihet me lot e mallit
T’rreshtume në odat me vitrina!
T’mira I bajmë ,për din e për sy t’ballit .
E secila kokërr e tespiqve përplaset me rahati. Lutje me u nalë lufta, lutje tanë madhni. Lutje pleqve me mall për evlad që i kanë jabanxhi.
E sabahi bardhnum me tak tak ke dera. Me shnet Bajrami pritshi edhe shumë tjera Çilë o i Zoti shpisë çile he t’u rritë n’era.