Ke duganjtë e vjetra
-Aman moj hankja Latif agës,me t’marr malli e me t’kap vaji për ata rrugtë e vjetra e at Ulqinin e bir vaktit. Pa sa lezetllyku e sa i bukur ka qenë.
Pa ata nana e baba,ata gjysha e ata gjyshe që kemi pas. Ata masllahate, at gaz e ata net e gjata, a harrohen?
Medet, medet kja rini që nuk ka me ditë për at t’kalume.
Na kemi nisë besa me u plakë e ata që kanë vdek s’na i kanë lanë t’shkrume.
-Pa besa moj hanko Rabije, njashtu kan qenë. Bela ka pas ma fukarallyk e ma kemi hjek par zemra m’dhem kur dal rrugve t’Ulqinit.
Ata duganj ke pas lezet me hy mren.
Prej Vraçarit, e je njit pazarit , ata duganjxhi ke pas lezet me I pa.
Nji n’ër t’parat ka qenë duganja familje Shurdha, qe as nuk e maj mend ma se kam qene fare e re.
Ka qenë Varteksi , Bata, Jugoplastika, duganja Malo Mavriqit, Sabri Haxhimollës, Musa Muharremit…..
Ke hy me ble nji gja e sa masllahati isht ba.
Aman sa njerz Zatni kanë qenë. Pa a harrohet Xhavit Milla, Busho Tivari,Hajlija Llunjit, Hyrija Memin Begut, Rexhep Dollaku, Sabri Hoxha, Maksut Bushati me at sheshir sa I ka pas hije.
Delte n’modë zherseja e tanë gratë merrshin kry me shku ke Muho Muharremi. A t’kujtohet aja Havra zhozhet që e kam pas ble? Aman sa bukur ma ka pas qep shnajderica. Pa basmat, pa kambriku, panama,munashi, kadifja kur vijshin, si u mushte duganja.
Tanë salltaneti jonë e tanë lezeti ka qenë kur kemi ble ne ata duganjë!
U…..me t’marr malli me t’marr.Rruga ka qenë e gjanë, duganjtë nritshin.
E ke ble nji gja je shenu e ke vesh me vjet. Pa kvaliteti njihere sa ka qenë I mirë. Ke ble kpuc në Bata, t’kan qindru me vjet. Bile edhe ke pas 6 muj garancije. Çfarë rregullit e çfarë zatnillykut.
E bile e kam pas ni nji masllahat…. kur isht çil Bata ihaaaa para shumë vjetve, nji muj kush as ka hy as ka dal. Fukarallyk mas lufte.
Par ma vonë fillej m’u gjallnu çda gja.
Bile nji ditë hyn inspekcija n’duganj edhe e lypin gazdën e duganjës,Rexhep Dollakun.
Ej nuk qillen aty par shegrti, djal i ri Sabri Hoxha flet me ta.
Inspektori shkyn nji flet prej fletores edhe i thotë “qe nepja gazdës këtë kazën.”
“Pa pse “e veten Sabrija,që atherë ishte djal i ri.
Thuji gazdës ia kthen inspektori, se shegrti nuk ka math kpuctë e duganjës firmës vet par ka vesh kpuctë tjera. O qyqeja mij pa sa kam qesh kur e kam ni këtë muhabet.
Dhe besada dy grave vazhdoi, tutje!
Unë fshina lot nga sytë e mi!
Më ngulfati rruga Ulqinit prej duganjës Xhavit Millës e deri ke Vraçari nuk njoha ma asgja.
Mu kujtuan duganjtë e vjetra.
Mu kujtua, Xhavit Milla, Myfit Mavriqi, Hyrija, Hajlija, Musa Muharremi, Rexhep Dollaku, Sabri Hoxha,Basro Haxhimolla, Sahatçiu Misherri, Fici, Lamoja, Luzi …… dhe duganjtë që çdo ditë I kam ra pazarit me mbush zemrën me at Ulqinin e vjetër.
M’u shterngu zemra që u plaka e duganjtë e vjetra kanë humb në tollovinë e betonit!
Vazhdova rrugën me frikë mos dikush vëren lot e moshës dhe nostalgjisë për duganjtë e qytetit tim dhe gjithë duganjxhit që jepnin sharmin .
Mbulova sytë me syzat e territ dhe vazhdova në shekullin 21 por me kujtimet e fminisë time.
Sa mall e sa nostalgji paskën kta dy gratë , mendova!
Po kta jetojnë në Ulqin? Pse u mërzitën?
Pse nostalgjija vret aq shumë edhe mbrenda qytetit ku jeton?
Njerëzit që nuk janë ma , rahmet paçin dhe qofshin me nur, a thu do të njihnin rrugën e ngarkume me tamabila, me ndërtesa, me betonime?
A thu do ta njihnin Ulqinin ma?
Pushofshi të qetë o ju tregtaret e qytetit tim që na sollët bukën, mishin, shtofin, kadifen, atlasin, kumashin,kepucët,bereqetin dhe gjithë gjallninë e tregut në rrugët ku kam ec edhe zbath sa herë.
Qofshi me nur! Mbeteni gjurmë që ju kujtojmë .
Kemi me shkru për ju na që na kujtoni fmininë por mbas nesh kush do të kujton ma at kohë plot mall.
Në kohën që çdo gja ka ardhë me tepricë , çdo gja do te ket por jo nostalgji.
Sa keq!
Nostalgjija asht fryma qe mban shpirtin gjallë!
Sa fat kemi pas me le n’kohë ku sabahet janë nisë me bismilah dhe akshamet janë kry me ehamdurilah që i ndegjojshim nga prindet tonë!
Niste dita me shpresa dhe u krynte me faleminderime për jetën!
Ps. Ju lutem m’i perkujtoni edhe emnat tjer qe nuk me kujtohen !Mundeni edhe ne inbox ndonji tregim ose informate!