Ah sa e bukur ishte pranvera në Gjakovë. Por mua aq shumë më kishte marrë malli për Sarajevë dhe familjen time.
Mëngjezet ishit të freskët. Era drandofillefe të hynte nga dritarja që ishte e hapur gjithë natën . Depërtonte nepër perdet e kambrikut të bardhë të gavrume(birali )që e ndriconin dhomën edhe me fort. Frynte nga pak era dhe perdet lëvritshin me tingullin e asaj freski dhe aromën e drandofilleve që e kishin kapluar oborrin me gurët e bardhë si bora.
Fërkoheshin ata gurë të shkret mëngjez për mëngjez dhe ajo kalldërmë I jepte hijeshinë të gjithë oborrit. Dera e avllisë që të kujtonte në netët arabike me kanxhat e hekurta çdo ditë e më shumë më gjasonte në hyjnitë .
Qumili Vogël dhe Mazllom Mejzini garonin me këngët e tyre prej një shtëpije në tjetrën dhe të dukej që ishin këngëtarët e vetëm që ka Kosova.
Vërtetë më kishte këput malli. Për bacën, për Ijen time për gjithë familjen dhe shoqêrinë time. Për asfaltin dhe gjithë Vase Miskina të Sarajevës.
Si gjithë nanat që porosisin bijat e veta, Ija ime pa u ndalë më kishte porositë me u zgju e para , pastru oborrin, me ba kafet.
Zgjohem unë ora 4 e mëngjezit dhe i pari zgjohet vjehrri im .
-Agë a fjete?
-Fjeta fjeta po ti pse je çu kaq hejret ?
Ulet Aga shkallëve teposhtë dhe del në oborr.
Unë i vi mbas dhe ia qes kafen përpara. Ai sikur e piu me zorë.
U mjera unë mendova se paskëm ba kafen si duhet.
Çohem mëngjezin tjetër dhe tash mbaroj një kafe të fortë me shumë kajmak. Gzushëm që mund t’ja kem qëllu ia qes përpara. Ai e shtyn filxhanin .
Uh thashë e mjera , a thu nuk ia qëllova persëri?
- Nuse, sot je çu hejret dhe ma kurrë mos u ço kaq hejret. Unë gruas time nuk ia prishi gjumin, e le ma nuses me ia prishë .
- Ooooo Zoti im po u shlirova . Nuk duhet ma me ngreh sahatin !
Por…..hmmmm, nuk të len Zoti rahat.
Nje dite vjen Baca im prej Sarajeve .Vjen troket ne dere shume hejret.Te gjithe ishim ne gjume. Vjen troket ne deren time dhe hic pa nje pa dy me leshon nje grumbull kritika .
-Nuk te vjen turp me u cu kaq vone !!!!
Po po, ishte baba im qe ne vend se ai te ishte me me mbrojte ,ai me hodhi nje grusht thumba e kritika .Por iku Baca dhe une vazhdova gjumin. Ama se kiste shkru Zoti njihere me ia plas gjumit per qef. Tash ishte dikush tjeter .
Oborri më përkujtonte në kalldërmën e Bashqarshisë .
Për veç mallit që më kishte këputur shpirtin e kisha edhe një hall tjetër.
Gjeli !!!
Ishte kënduesi më i lazdruar që kisha pa ndonjë herë. I vetëdijshëm nga bukurija e vet ngriste zërin dhe e gjithë mahalla e Haxhi Ymerit e ndëgjonte . Nuk i ndalte kukurisjet e veta me orë deri sa të gjithë zgjoheshin . Të gjithë pulat silleshin rreth ti si të dashuruara tmerrsisht . Ishin të bardha, laroshe, të kuqrremta . Por gjeli, knusi jonë i kishte të gjithë ngjyrat e mundshme. Kishte një bukuri të rrallë. Kishte një vetbesim të tmerrshëm .
Nuk lodhej hiç për mëngjezet që më zgjonte nga gjumi.Shpëtova nga vjehrri por jo edhe nga knusi .
Ishte shtazanija ime e parë. Se di pse por kohën më merrte gjumi.
Gratë e kojshive më thonin “ djalë e ke, sepse gjumi vjen veç në shtatzani kur lind djali. “
Por jo, nuk ia qëlluan . Nuk Ishte i vërtetë hiç ky muhabet i plakave.
Unë tashma nisa me vuajt edhe për gjumë. Mëngjezet e bukura gjakovare, ishin shëndrruar në tmerr.
Ishte ai që më prishte gjumin!
Bukuroshi mendjemadh me kukurikuuuuuuuu e kapadaiut !
Kukurikuuuuuuuu, kukurikuuuuuu mëngjez për mëngjez!
Dëgjoheshin nallonet e para të nuseve të reja që delnin me fshi oborret. Pastaj fshisa dhe tak tuk zërat e përshëndetjeve të mëngjezit.
- A fjete, a mun pushove Ingje?
-Qe mirë mirë po valla jam çu me nji kryyyyy , që mos vet! Edhe mesi shpinës prej nalt e teposht deri ke gopi, hiç pa u nalë! - Ti a fjete, a mun pushove naj çik?
-Mirë mirë, por mramë shumë u lodha se patëm musafir nga Prizreni e u lodha bijo . Trup o ky, nuk duron.
Ishin kto bisedat dhe ankesat e grave të mahallës. Ishin bisedat e mëngjezit !Plot ankesa sikur garonin se kush eshte viktima me e madhe .
Ama mu dita ditës më rritej rivaliteti me gjelin.
Nuk durohej! Në gjumin më të amël…. kukurikuuuuuu e kukurikuuuuuu pa u ndalë !
Boll ma, mendova një ditë.
Ose unë ose ti në këtë shtëpi !
U zgjova at mëngjez si zakonisht dhe një nga një zgjoheshin edhe të tjerët.
- A fjete mirë Ije ? Agë ti a mun u çove?
-Mirë, mirë e ti nuse a fjete?
_Uh bërzotne hiç valla. Sikur da andrra sikur as vet se di. Edhe sot diçka me nji zhig u çova. Se di as vet veç diçka nji mish knusi po më hahet. - U ani moj nuse , e presim nji pulë, shyqyr Zotit oborri me bollyk!
-Jo valla, se di as vet, veç diçka mishi knusit po më hahet. As vet se di, a andërr a çka veç diçka si zhig , njifar huji më ra sot për mishin e knusit ! - Uuuuu ani ani ….
E ku i prishet dëshira nuses re shtazane !
Hajrullah Efendija si njeri i urtë që Ishte jep urdhërin !
Knusin ! Menjëherë me e pre ! Menjëherë !
Eh i shkreti . Sikur ia kishte ndi zemra.Një ditë përpara nuk iu kishte ndalë goja, ora 4 e sabahit ! Kukurikuuuuuuuu kukurikuuuuuu…..
Të thashë ore zotëri knus , ose ti ose unë në këtë shtëpi . Me Myzën nuk ka lojna !
Aq e pat Knusi që kukuriste në mahallën e Haxhi Ymerit e i ndëgjohej zani deri në mahallën e Hadumit !
Tash gjumin nuk ma prishte më ai . Ama e gjithë mahalla kishin ble knusa kur morrën vesht që mendjemadhi familjes tonë,me dëshirën e nuses jabanxhije kishte hy në kusi!
Sikur i vinte inati të gjithëve që vjehrri u bind urdherit tim . U çun të gjithë me ble knusa .
E ku rri Gjakova pa knusa ?
Lere lere se tashma duhej të pregaditet strategji e rradhës ….. kah me ia nisë që nuk më zente gjumi, dhe si t’më zenta ai I pari knusat e mahallës po më hakmirreshin .
E kishte çu Zoti peshë Gjakovën!Gjithe Gjakova ishin shendrruar ne knusa ! Gjumi me iku fare !
Mendoni qe eshte lehte te jetohet ne Gjakove ?
Eeeeh sa marifetin e ka Gjakova ….aty edhe knusat jane ndryshe .
