Tregim i një jetimi
- Gushti vitit 1957 .Isha shumë e re, ende fëmi ma, kur dola në Bashqarshi të Sarajevës me motrat e mija dhe e pashë. Ishte shumë i gjatë dhe i hollë. Ishte në shoqërinë e një vajze. Nuk e kisha takuar kurrë. Feti dhe Myza motrat e mija u takuan dhe folën me te dhe at “çikën “. Nuk e di moj Vildana por si e pashë tak më bani zemra. Xhelozova at çikën që ishte në shoqëri me te dhe mendova “ ah dreqja po ku e paska gjetë këtë djalë të pashëm. Si u takova e kuptova që Ishte djali tezes Mandushit ,shoqes Fetit dhe Myzës. Ajo çika pra Ishte vajza e tezes ti dhe jo e dashura.Uh sikur u shlirova .
Aty edhe ia nisi jeta ime,dhe kurrë nuk jam nda ma prej ti . Fati im veç u vulos.
Me gjithë pazaret që Baca dhe axha im I kishin gatuar në hesap timin, unë ma nuk desh ja dita. Ishte ky fati im dhe nuk ka tjetër. E sheh që egziston dashuri në shikim të parë ,e kush thote qe jo ?!
E donte jetën shumë ai , por edhe jeta e donte at.
Kishte edhe për çka. Përplot nipa dhe mbesa, i dashur nga të gjithë dhe i respektuar gjithmonë.
I gëzohej pa masë secilit sukses dhe secilës arritje të mbesave dhe nipave.
I gëzohej shumë vizitave tona dhe gjithmonë ngritej në këmbë me gjithë lutjet e mija që më vinte keq .
At natë unë dhe Venera shkuam për vizitë , edhe kësaj herë si zakonisht nuk i mungoi buzëqeshja dhe gëzimi.
Nuk fliste kurrë shumë por gjithmonë i ndëgjonte me plot vemendje të tjerët. Nuk e di por at natë sikur e kishte shkelur çdo normë të komunikimit . Nuk e njihja at natë. Vite dhe vite që e kam njohur Ishte hera e parë që nuk ndalej. Pak nuk më besohej.
Sikur e kishte shpërthyer një mallëngjim, një dhimbje , një të kaluar të hidhur.
Tepër të hidhur.
-Kam qenë shumë i ri … jo jo isha fëmi n’vërtetë kur dy prindërit e mi më lanë. Së pari baba im, pastaj Ingja , nana jeme mbas 3 muajsh. Ishte ditë Bajrami dhe unë isha tuj ngrënë bakllavën e Bajramit. Më larguan nga dhoma sepse Ingja ime po jepte frymën e fundit. At moment nuk kuptova përse po më largojnë nga dhoma.
Ishte tronditë e gjithë mahalla për jetimat që mbetën pa prindër mbrenda 3 muajve.
Eh ishte kohë e rëndë atëherë. Unë dhe dy vllezërit e mi Hilmija dhe Zijaja,kishim mbet tani në mëshirën e të tjerëve. Tre jetima me lot ndër sy .
Kur të vdes njeri prind, ta qanë hallin prindi tjetër, por kur të vdesin të dy hallin e qanë vet i heshtur në dhimbjen e shpirtit që digjet si flakë por edhe nuk ke kuj t’ia tregosh. Njerëzit kishin hallet tjera. Të mbijetonin . Ishte kohë e varfërisë .
Komunistët na i kishin marrë gati të gjithë.
Varfëri kishte çdo kund por jetimi është gjithmonë më i varfër se të tjerët. I varfër edhe në shpirt.
Tash ne vllezërit në mëshirën e familjarve, dhe nandajës nuk e dinim fatin tonë.Kishim njëri tjetrin dhe lutsha Zotin të zgjasin ditët tona se bashku. Por një ditë deri sa isha në dhomë ndëgjova bisedën që kurrë më shumë nuk më kishte lënduar zemrën aq fuqishëm . Kishte ardhë rradha e ndarjes. Po bisedonin se kush kend me marrë. Mundësitë nuk kishin të na mbanin të treve asnjeri nga familjarët . Tash ky ishte momenti i hidhur. Isha strukur thellë në qoshen e dhomës dhe i shtërngova lot aq shumë sa që tani më plaste zemra. Urrejta gjithë botën. Shtërngova aq shumë lotin sa që nuk len rahat ai lot deri në pleqëri !
E kujtë I drejtohet fëmiu kur ka hall ?
Më dukej që më erdh fundi. Tre jetim po mbesin jetim përsëri. Rrugët po na ndahen. Zoti jem, a mundet kush të kupton at mallëngjim. Aq dhimbje kisha. Aq frigë. Sikur lutsha Ingjen time të ndëgjon bërtimën time. Por jo të gjithë kishin heshtur. Ndërsa i vdekuri nuk ndëgjon më . U hidhërova me të gjithë. Isha mllefosur shumë me fatin.
Zot pse , pse na lanë Baba dhe Ingja kaq të ri ? Ku shkon fati jonë tash? Ku shkon fëmiu pa prind ? Kush ia ndëgjon dhimbjet, gêzimin, lotët ?
Për mua ma të voglin vendosën të shkoj në Tiranë. Ishte ky fati jonë. Unë Cati ma i vogli në jetimore të Tiranës. Djali axhës Mazllum Këpuska dhe unë morrëm rrugën maleve të Shqipërisë për në jetimoren e Tiranës .Aty ia nisen ditet e një jetimi . Tre ditët e para më kishte kapluar një temperaturë aq e lartë që të gjithë u brengosën. Më kujtohet më kishin mbuluar dhe pshtjellë.
Unë nuk ndjenja asgja tjetër për veç mallëngjimit. Isha komplet i këputur si një zog i plagosur.
Nuk isha i vetëm Të gjithë aty ishin jetima. Por mua më dukej që dhimbjet dhe mallëngjimi im ishin ndryshe. Pas disa vitesh kthehem prap në jetimore të Gjakovës, në shtëpinë e familjes Zhubi që Ishte shëndrruar në jetimore pasi Ishte uzurpuar nga shteti. Pastaj në jetimore të Prishtinës dhe deri në rrugëtimet e mija në fakultetin e Beogradit dhe Sarajevës .Dhimbje mbas dhimbje,por ia dola me punë , familjen dhe sukseset e mija.
Ishin ditë që nuk i harroj kurrë.”
Deri sa fliste i dridhej goja dhe sytë i kishte të mbushur me lot. Një muskul në faqe nuk i ndalej .
E kisha pa me qindra e qindra herë në spitale, mbas operacioneve , mbas dhimbjeve por kurrë lotin nuk ia kisha pa. Sikur at natë ishte kthyer në fëmirinë e trishtuar. Më dukej që para meje po rrinte një voglush me lot ndër sy, një jetim i piklluar deri në palcë. Nuk më harrohet ai tregim i tiji kurrë.
Ishte viti i fundit i ti në Londër .
Gjithmonë kur kthehej nga Londra për Prishtinë, sa herë që përshëndetej me familjen time thonte “ ma bani hallall, faleminderit shumë për gjithë kujdesin e juaj.” Por ne gjithmonë qeshnim dhe ia kthenim “ ihaaaa sa herë do me na e lyp hallallykun ?” Hajtë se kismet vjen në Londër përsëri edhe ma mirë se ke qenë.Dhe vërtetë ashtu edhe ndodhte .
Por at natë Ishte …… Nuk më harrohet kurrë. Kurrë nuk e kisha pa aq të mallyngjyer, me aq kujtime të gjalla dhe të hidhura .
Kur dolëm , rrugës unë dhe Venera diskutonim dhe na shkonin lot . Nuk na ndaleshin. Qanim edhe hallet tona dhe sikur të dyjave na kishte kapluar një mërzi. Por vërtetë ajo bisedë na kishte prekur pa masë .
Na kishte habitur pak ajo bisedë . Jetim mbi jetim i thojnë kësaj punë. Të vdesin prindërit dhe momentin kur më së shumti lidhesh me vllezërit, duhesh të shkëputesh si një i pa shpirt dhe të jetosh gjithmonë me at ndarje.
At gusht në mëngjez me 26 ,ishte zgjuar hejret dhe deri sa Hida po pregadiste kafen ai japi frymën e fundit në duart e Hidës .Në Prishtinë ,në vendin dhe shtëpinë e vet.
I dedikuar shumë familjes , i dedikuar punës ku një kohë të gjatë ka qenë edhe Ministër I Hidro Ekonomisë dhe drejtor gjeneral i Ibër Lepencit. Pushohet nga puna padrejtësisht si gjithë shqiptarët ato viteve të represionit .
Ishte i dedikuar edhe vet jetës. Kishte një disciplinë të rrallë dhe i bindej çdo këshille të mjekut.Kishte një edukatë të posaçme .
Me sharmin e Sean Connery , me një maturi të fjalës dhe kujdes të posaçëm për çdo individ . Por pikë të dobët i kishte jetimin dhe gjithmonë e kishte një merhamet të posaçëm ndaj tyre ..
Dëshirë e kishte që një ditë të ndërtojë një jetimore .
Ishte mendjemadhi më modest që kam njohur në jetën time. Po po, Ishte mendjemadhi më modest që kam njohur.
Shpesh e kam krahasuar me nanën time që kurrë ama kurrë nuk gjykonte apo ofendonte njerëzit tjerë.
E kishte një muskul në faqe dhe sa herë që nuk i pelqente diçka i lëvizte ai muskul por kurrë nuk fjalosej ,Sikur ishte muskul i durimit .Por edhe shpesh ajo lëvizje në faqe e trathëtonte .
Eh at muskul….. veç Hida që ia shikonte sytë e dinte at lëvizje të muskulit dhe na sinjalizonte të gjithëve.
E ku me pasë at mjeshtri me folë pak e me thanë shumë.
Ishte i rrallë. I vetmi njeri që edhe kur nuk fliste aspak i thoshte të gjitha . Nuk e kishte shoqin. Por edhe Zoti ia solli një pleqëri të bukur dhe shkoi me zemër plot.
Zemra e shpraztë fëminore i mbushet për plot në pleqëri .
Një ditë deri sa fliste për shëndetin e vet I thotë Hidës- e pse mos të jetoj? E pata një fëmijëri të hidhur por tash falë Zotit kam për çka jetoj.
Vërtetë pra, e donte jetën por edhe jeta i kërkoj falje që ia kishte marrë dy prindërit dhe e kishte ndarë nga vllezërit në moshën më të brishtë fmijore. I kthehen vllezërit, familjarët I vjen rini dhe një pleqëri me zemër plot.Kishte mirenjohje dhe dashuri për jetë .Vullnet me kalu çdo sfidë.
I kishte të gjithë tani për rreth ,por a thua përse kurrë nuk i fshihej ai shikim I mallyngjyer i jetimit ?
A vdes jetimi me vulë në zemër….?
Fotot: Daja Esad si fëmi sigurisht edhe foto e fundit me nanën dhe babën.
Hidajete Zhubi Këpuska dhe Esad Këpuska
