N’mëngjez na dolën, të gjitha kërngallat.
Ç’na i çuan nga gjumi ,të gjithë mahallat,
Kangës ia thonin ,me dirigjentin që s’ndalej
Ishin mbledh n’meshliz ,klarineti po kallej!
Nji zhurmë e bukur ,që aq shumë e dua
Kërngallat i thira, a po vini me mua,
Eni n’Londër pash Zotin ,se ju shtroj meshliz
Ju qes petën me gjel , japrak dhe oriz.
Sa shumë e du korin ,me kërngallat e mjesit
N’qetsinë me vesë ,kur dalini prej thesit,
Kur dalin të gjitha ,në at barin jeshil
E lag me lot nga malli, të qendisurin mindil.
Ç’farë zani keni ,ç’farë harmoni magjike
Vashave ju këndoni, me dritë të llampës unike,
Prej mëngjezit nuk ndaleni ,deri në aksham
Pambuk e keni zemrën ,nuk e leni shkamb!
Në thes kam me ju shti ,pa ju marrë s’e la,
Edhe pse Anglija kërngalla ,sa të dush ka,
Por at korin e juaj t’bukur, nuk e ndrroj dot
Ju kërngallat ulqinake , jeni unike në botë!
Tenor , opera, orkestra,herë serenata,
Prej mëngjezit me vesën,deri sa ju nxen nata
Harmoni e korit tuaj ,me gjithë at mrekulli
Zemrat i plas nga malli, janë melhem n’pleqni .
Cicada gjinisë femnore nuk këndojnë
Cyclochila Australisë, e njohur zakonisht si ushquesi i gjelbër, është një specie cicada dhe një nga insektet më të njohura të Australisë. Shpërndahet nëpër rajonet bregdetare të Australisë juglindore. Është një nga insektet më të zhurmshëm në botë.