Mos harroni burgjet me tela që e mbylli dhe e vrau popullin e vet!
Mos harroni që Ai ,nuk kishte urrejtje për shqiptarin e Kosovës ma shumë se kishte urrejtje për shqiptarin e Shqipërisë!
Mos harroni që flamurin na e ndrruan, ku ishit kur e ndrruan ?!
Mos harroni pazaret me malet dhe tokat e Kosovës!
Mos harroni bisedat e liderëve kosovar me liderat sërb gojë për gojë!
Mos i harroni kunorat mbi varret e viktimave serb nga lideret kosovar!
Mos i harroni plaçkitjet e lidereve që ia ban popullit deri në palcë, dhe e lanë luftëtarin deri në skamje të varfërisë !
Mos harroni që trupat e të vdekurve nuk kanë pasë kohë me e i lypë dhe e me i gjet!
Mos harroni Plazmat dhe produktet e Sërbisë që janë shitë dhe janë ble me të madhe në tregun kosovar, deri sa populli Hebrew edhe mbas shumë e shumë viteve, refuzon produktet gjermane!
Mos harroni që politika shet edhe nanën e vet.
Mos harroni se gjithë këto urrejtje mes nesh janë fitore e atyne që vërtetë na urrejnë me shpirt dhe ne zemër , dhe janë të gatshëm gjithmonë me na zhduk farën nga ftyra e dheut !
Mos harroni që na si komb kurrë nuk kemi pasë luftë qytetare dhe as fetare mes nesh, por veç kemi pasë sundues katila që verbërisht i kemi besu !
Mos harroni se urrejtjet nuk janë personale, por frustrime nga hallet e jetës!
Por edhe mos harroni ,se cila ishte dera e parë ku u nisë populli i Kosovës gjatë luftës!
Mos harroni edhe rendin e kamionave gjatë têrmetit në Durrës!
Mos harroni e mos lejoni me pshty e me ra pshtyma mbi fytyrë tonë!
Udhëheqsine e kemi pasë gjithmonë të gabuar dhe me lejen tonë përçarjet janë rritë si “gramçi” si ai bari i keq!
Merreni me mend, në nji kavanoz me mjaltë, ta hedhim nji lugë me m.. !
Dhe ashtu ndodhë kur kemi udhëheq të gabuar!
Ashtu gjithmonë ka ndodhë me ne!
Ashtu gjithmonë e kemi pasë fatin!
Mos lejoni !
Mos lejoni e keqja të dominon mbi të bukurën!
Nuk shkon në favor tonin !
Kurrë!
Dojmë me u kthy!
Nuk dojmë me shprazë -Ata -toka ma të bukura që na i ka falë Perendija !
Mos harroni !
Mos harroni që veç të përçarë na dojnë dhe të bashkuar na urrejnë !
Nuk guxoni me harru e me leju me ra pre e gjahtarit ,që nuk flen kurrë dhe rrin I gatshëm me pushkë në dorë, deri sa nji ditë t’i ndryshket edhe ajo dreq grykë pushke !