Kuj po ia ndinë

Kuj i plasë ?
Bota, njerzimi gjithmonë ka qenë në një kërkim. Një kërkim për një jetë të mirë, për një egzistencë, për një drejtësi , për një perfekcion.

E arriti dot?

Jo hiç fare!

Po hec një hap para ,dy mbrapa .

Ka arritë njerzimi është në një progres të hurikanit por fatkeqësisht me një stuhi të keqe ku tash të gjithë jemi në një kompeticion, në një shtyrje, një inat, një lakmi hiç të panevojshme.

Vrasje, xhelozi, dhunime, , smundje, trathëti ka pasë prej lindjes së vet njerzimit .Atëherë vetëdija ka qenë në tjetër nivel, dhe shumë gja janë ba pa vetëdije.

Por tash ndryshe .Komplet ndryshe. Fare fare ndryshe .Fatkeqësisht e mjerisht.Me vetëdijen tonë po shëndrrohemi në viktima .

Viktimat e një lakmije, një shtyrje një inati.Viktimat e medijave, rrjetave sociale, rrethit.

Dal unë si një Vildanë , postoj disa foto në një vend të bukur në Londër, një shtëpi botrore operistike apo në Sarajevën dhe Ulqin!

Kuj i plasë?

Unë veç ia rris lakminë dikujt që ndoshta është një qind herë më i lumtur se unë por për momentin nuk e ka mundësinë me vizitu Londrën .

Del një artiste apo modele 50-60 vjeçare në kostume të plazhës dhe lavdrohet me trupin që nuk iu ka prishë dhe ende “she feels very sexy !”

Kuj i plasë, kuj po ia ndinë, kush po lodhet për trupin e sajë dhe “how she feels”dhe si duket ajo ?

Veç ia rritë lakminë një gruaje atje që rri mbi kusi me orë dhe kurrë nuk ka pushim nga tenxheret dhe vet u trashë e i ka ba 100 kilogram pa vetëdijen që është një qind herë më e bukur se kjo e fotos që i ka pasë kushedi sa intervenime dhe jeton me stres se një ditë e lëshon silikoni dhe plastika por kjo e shkreta nuk e ka vetbesimin si ajo e fotos dhe revistave që nga stresi rrin me kandar në dorë.

Apo ia rritë mërzinë një gruaje tjetër që po lufton me chemotherapy dhe nuk i ka mbet edhe një fije floku.

Del dikush qet që po ushqehet në një restorant të shtrejtë dhe exscluziv!

Kush po lodhet ditën e sodit që asgja më nuk është e paarritshme, për veç një gruaje shtazëne që mund t’i qet goja lëng apo një të smuari që dikur ka pasë një apetit të hatashëm e sot gjindet në spital dhe ndoshta i ka ditët e fundit dhe i teket.

Del dikush dhe e bënë një darsëm spektakulare dhe videot e fotot qarkullojnë me muaj !

Kuj i plasë, kush lodhet?

Veç ia rritë lakminë ati që kurrë nuk u martua pa qenë i vetëdijshëm që borxhet e asaj darsme ai vet nuk i ka dhe nuk duhet të punoj me vite deri në darsmën e dytë mbas divorcit.

Del dikush i reklamon dipllomat, arritjet, sukseset e fëmijëve , nuseve, nipave , mesave të veta .

Suksese e dashtë Zoti gjithmonë qoftë i lumtur por kuj i plasë?

Veç lëndon zemrën e ati që nuk i ka fëmijët e vet fare pa qenë i vetëdijshëm që ai kurrë nuk lëndohet aq thellë sa dikush që mbas atyre diplloma mund të msheh shumë çka !

Kuj i plasë pra ?

Kuj i plasë që unë “ feel happy, accomplished,excited,emotional. traveling, nostalgic, energetic …..? A me kta majmunat e vegjël të Facebook duhet unë dhe të gjithë me bind botën që jam aq e lumtur dhe t’ia rris lakminë dikujt që është një qind herë më i mirë, më i lumtur, më i bukur , më i aftë se unë por nuk din me përdore at dreq activity të Facebook dhe Tweeters dhe e ka kamerën e prishtë për me qitë foto edhe kur të shkon në WC .Me vetëdije të gjithë ,edhe unë ,dalë ngadalë po shëndrrohemi në viktima thuaj se Zoti e ka caktu një fat të njëjtë për të gjithë pa qenë të vetëdijshëm që teposhtat dhe tenalzat na presin të gjithëve.

Jemi ba viktimat e b….., viktimat e gjoksit, viktimat e budallakinave. Viktimat e politikës dhe religjionit. Viktimat e bankave, viktimat e idoleve të pa vlerë, artit dhe leximit të imponuar .Asgja nuk po zgjedhim vet . Të tjerët po zgjedhin për ne, e ne vrap e me hyz ta bajmë si të tjerët. Yrysh si të tjerët edhe në qoftë se është fallco, pa kuptim, pa thelb pa nevojë .Kryesore me kopju, origjinaliteti dhe ajo çka ne vet dëshirojmë ka vdek . Po vdes dita ditës me kohën. Thjeshtë vet po e zgjedhim me vetëdijen tonë.Kuj po ia ndinë ma ….. deri një ditë kur e keqja ka me na kaplu aq shumë që nuk kemi me pasë shpëtim.
As kam me jetu në trupin tënd të bukur, as kam me jetu në pallatin tënd të madh,as kam me vozitë veturën tande të shtrejtë,as kam me u mburrë me diplomat dhe kvalifikimet e tua as kam me hec me këpucët e tua !

Mburru për vehten e jo për botën.

Mburru mshehtazi, në qetsi, pa ba zhurmë !

Mburru por mos të sheh ai që të njeh si paren e kuqe se kush ke qenë !

Bota ka nevojë për njerëz që merren me te dhe me hallet e saja e jo me njerz që merren me vehten dhe janë aq të absorbuar në guacën e vet. Bota ka hallet e veta që po ia krijojmë na vet me ikjen nga realiteti.

Fundi fundit kuj po ia ndin miku im, dy metra vend kanë me më dalë mu edhe ty. Kur të vdesim njësoj klikime e llajka, activity expressions kemi me marrë , por as pallatet, as karkalecat , as diamantat , as dipllomat nuk po i nxejka aty në ata dy metrat .

Ashtu më kanë thanë prandaj le të jetojmë veç për vehten se kohë na del më shumë e jeta na hec ma ngadalë .Mos mendoni që po kritokoj se vehten e shtina të parën, ashtu si i bjen rendi !

N’vërtetë po kritikoj edhe mirë bile ,tuj ia nisë prej vehtes . Jemi ba për gjyna ! Qesharak !

Lutjet arabisht nuk i di edhe nuk i preferoj për veç shqip .
Zoti na ruj prej llajkave, klikimeve, lakmisë, konkurencës, inatit….N’dorë t’Zotit , e Zoti na pruftë n’vehti ! Se hiç në drejtim të mire nuk po shkon njerzimi .

Scroll to Top