Slavenka me zemër të madhe

E shkruaj për Çedomir Petrović, për Borka Pavičevic, Dragica Pečenković, dhe qindra të tjerë që rëndohen dhe ofendohen pa arsye.
Pa faj por që lindën në vend dhe kohë të gabuar. Ashtu edhe si unë. Që jam ofenduar dhe lënduar sa e sa herë vetëm që linda në kohën dhe vendin e gabuar.
Ashtu jemi ne. Njerzimi .
Fajtor të kohës , ngjyrës, religjionit dhe vendit.
Më vjen shumë keq të shpalos plagët dhe dhimbjet e vjetra por për hir të vërtetës dhe tregimeve të pashpalosura nuk kam çajre pa e qitë në letër karakterin e një sërbe.
Untold story ,i thojnë anglezët ,janë the best and more beautiful stories.

Si e dëshpruar që jam nga gjithë politika dhe ngjarjet e Ballkanit tash ma mllefin e kam çdo kund .Jeta më mësoi për veç njeriut që vërtetë është njeri nuk mund të çmoj dhe të dua as ngjyrat as racat as religjionet.
Çmoj vetëm njeriun.
At që më shtrinë dorën kur më duhet.
Deri sa isha duke luxuar një libër më sillen ndër mend fjalët e shoqes të fëmirisë e deri në pleqëri ,Vanit , Ilvana Peshku Musliçiq .
Sa herë ma ka permend Slavenkën.
Slavenka, kshtu, Slavenka ashtu, nuk ia harroj kurrë, isht e rrallë dhe shumë e shumë fjalë tjera por kurrë nuk i kam ditë detalet e sakta dhe madhështinë e Slavenkës.

Eshtë nga Beogradi. Mbas divorcit me të shoqin ajo mbetet me dy fëmijët e vet në mëshirën e forcave të veta.
Vajza e sajë Ivana at kohë deri sa jetonte në Beograd kishte një sulm të rëndë asmatik. Mjeku specialist i thotë nuk ka vend më të mirë se Ulqini dhe pishat e Ulqinit.
Punonte në Investbankë dhe nuk heziton aspak të transferohet në Investbankën e Ulqinit.Aty punoja edhe unë at kohë.
Njoftohemi aty dhe shoqnija e ynë vazhdon edhe sot.
Si nikoqir që jemi dhe kujdes që kemi ndaj të huajit që vjen në qytetin tonë, edhe unë asnjë çast nuk hezitoj ta ofroj dhe mundohem që sadopak të ndihet si në shtëpi të vet.
Sa herë e kam ftuar edhe në shtëpi .Ajo shumë i adhuronte petullat e nanës Osmanit, Durrijes . I adhuronte dhe i çonte në qiell. Edhe vjehrra ime hiç pa pritesë e gostiste me gjithë zemër ashtu si dijmë na.
Fillojnë trazirat në Ex Jugosllavi , dhe çdo gjë ndryshon edhe në jetën time si edhe mijra e mijra njerëzve tjerë .
Slavenka kthehet në Beograd.
Në Sloveni, Kroaci dhe Bosne nisë dhe hapet lufta.
Tashma një tmerr po na kaplonte të gjithëve.
Viktima lufte, refugjatë mbrenda teritoreve Jugosllave dhe në vende të ndryshme të botës.
Çdo gjë po lëkundej pa na pyetur kush për fatin se çka na pret.
Ndarje, lot, dëshprime dhe mallëngjime.
Mallkonim çdo gja. Por jeta nuk ndalej, bile jo për të gjithë. Disa luftuam ashtu hiç pa armë sepse të vetmen armë e kishim fatin në duartë tona.
Ishin ditë të rënduara me frigë dhe trazira. Na priste veç një pasiguri, një ankth, një krizë në gjithë shtetin . Çdo gjë ndryshon.
Por unë goditem dyfish. Osmani që ende nuk i kishte të katërdhjetat fatkeqësisht nisë dhe ankohet për shendetin e vet. I kishte vetëm 36 vjet. Sa ia kishte nisë jetën. Por fati nuk ishte në anë të tij. Mjerisht.
Ehhhhh se ku t’ia nisi. Rrugëtimi i vetëm për ne ishte VMA ( Vojnomedicinska Akademija )në Beograd . Kushtet rëndoheshin dita ditës . Ku dhe kah t’ia nisi këti udhtimit të rëndë.
E thëras Slavenkën dhe ia tregoj situatën.
Hiç pa menduar ajo ma çel një derë, derën për mua edhe pse edhe ajo nuk i kishte kushtet si duhet. Vërtetë një gajle ma hjek nga supet e mija..
Për veç kushteve ishte edhe ajo situata ku tashma të gjithë mund ta urrenin apo t’i shkaktonin ndonjë paknaqësi që në shtëpinë e vet duhet të mban një shqiptare të fesë islame.
Slavenka nuk kishte bariera. Hiç. Nuk kishte kush që e ndalon . Tash i kishte ardhë momenti i sajë të tregoj që është njeri. Ndryshe nga ata që po na sulmonin .
Njeri me zemër, me besë, me gjithë sakrificat e mundura.
Udhëtimet e mija shtoheshin. Disa ditë në Ulqin dhe prap në Beograd.Për katër vite.
Drejtë e ke Slavenka përfundonin gjithë udhëtimet e mija në Beograd.
Vi një natë shumë vonë nga spitali. Ishte ora nëntë . Më pret ajo dhe më lut me hangër darkë .
Jo i them, kam hangër në spital.
Ta baj kafen pra. Mirë i tham, faleminderit , e di që edhe ti je e lodhur se ke ardhë prej pune por mundesh ,e pi një.
E pi unë kafen.
Tash më thotë, eja të hajmë darkë sepse edhe unë nuk kam hangër, të kam pritë ty.
Ç’farë të them, më pret që të hajmë bashkë dhe nuk ndalet t’më ofron bukën nga duartë e saja të arta .

Një natë tjetër, vi prap e lodhur, e mërzitur nga spitali. Ulem në karrikën që luhatet dhe se di se si më shkon goja e i tham ah sa më hahet diçka ambël.
Merreni me mend miqt e mi të dashur. Në frigoriferin e sajë nuk gjindej shumë çka ata natë. Ishte kriza e madhe e luftës.
Çohet vajza e sajë merr pak miell palente dhe m’i mbaron pallaqinkat me miell kallomboqi . Ah sa të mira më dukeshin edhe pse shpirtin e kisha pelim.
Vitet kalonin dhe tashma unë udhëtarja dhe luftëtarja mes Ulqinit dhe Beogradit i kisha harxhuar të gjithë lotët por at natë vonë se di se si u rreshtuan si një breshër që plasë nga qielli.
Prap edhe at natë ishte vonë sepse e gjithë dita më kalonte në VMA,dhe po kthehesha nga spitali.Ishte bajagi larg prej VMA deri në Novi Beograd dhe merrsha autobusin. Por at natë nuk më kishte mbet hiç energji. Forca më kishte trathëtuar hiç pa mëshirën at natë. E vetme, e raskapitur i tham vehtes, dreqi ta merr, unë sonte po shkoj po marr një taksi .
Si hyj mbrenda në veturë më vet taksisti ,a je mirë?
Më shpërthen një vaj si retë që shpërthejnë nga qielli. Nuk ndalesha. Taksisti i habitur nuk kuptonte se ç’farë po ndodhë mbasi zemra ime ishte çu peshë dhe fjalët ishin ngri . Kishin mbet në fyt dhe nuk kishin forcë me dalë nga goja .

Osmanit i kishin mbetur ditët e fundit .
Hyj në shtëpinë e Slavenkës që ishte e vjetër por më dukej si strofulli im shpëtimtar dhe e shenjtë. Më vjen djali Slavenkës që kurrë nuk më thoshte ti por gjithmonë më madhëronte me at “vi “dhe më pyet, Teta Ilvana përse po qani , a t’ju mbaroj një kafe?
Poooooo ia kthej, të lutem.
Nuk je mirë, më thotë.
Jo hiç fare ,më vjen ta gjuaj filxhanin për murë ta coptoj në një mijë copa.
Gjuaje ,më thotë , unë e pastroj.
Do të ndihesh më mirë teta Ilvana.
Deri sa djali sajë pastronte copat e mllefit dhe dhimbjet e coptuara të zemrës time Slavenka kishte hupë nga dhoma.
Kishte dalë në dhomën tjetër me thirë babën tem Aliun. Por nuk më tregoi. I kishte jap urdhër dhe i kishte treguar që tashma unë isha thyer komplet dhe kisha nevojë me qenë me dikend.
Po po , unë bija e babit isha thyer në një milion copa. At natë kishte pëlsitë i gjithë vaji që e kisha grumbulluar me vite.
Ishte mëngjez dhe nuk e di se si kishte fluturu baba im që më çeli retë dhe qiellin at mëngjez.

Djali sajë Vllada liroi shtratin për babën tim dhe vet fjeti në kolltuk të vogël dhe taburen duhej të vente në fund të kambëve sepse ishte i gjatë dy metra . Dy metra hiç më pak.
Nuk zgjati shumë dhe Osmani ndrroi jetë. Ishte beteja e ti e humbur dhe durimi im nga Zoti. Ishte lot në grusht, ishte shkëmb në zemër, ishte çjerrje e shpirtit.Ishte çarë qielli nga mallëngjimi.
Por edhe at ditë Slavenka ishte aty. Edhe at ditë i mblidhte lotët e mija që rridhnin mbi kolltuk, mbi koridor, mbi fustan, mbi çdo skutë të shtëpisë të vjetër.
Edhe aty nuk më la vetëm. E la punën për disa ditë dhe erdh me mua në Ulqin.
Slavenka që nuk pritonte me dalë me autobus me më ble ujin e destiluar për Osmanit, fashot ilaçet dhe çdo gja. Ishte Slavenka që sa herë shkoja unë dhe nuk ishin vizita të rralla, pastronte frigoriferin me themel për arsye të mishit derrit dhe i gjuante ose dimrit i lente në ballkon. Enët i kishte të ndara special për mua. Slavenka që u lidhëm edhe me kumari.
Ajo një Zonjë e rrallë. Një Zonjë që peshon si ar i kulluar dhe ka shkëlqimin e dijamantit.
Në darsëm të djalit vet, ku i kishte 300 veta të ftuar, mua Merit dhe Jasminës na erdhën tavat e dheut që ishin pregaditur special për ne.
Ishte ajo pra serbja në mesin e Beogradit dhe në mesin e luftës kur më hapi derën.
Kisha ndëgjuar për familjet shqiptare që kanë hapur derën për familjet hebreje gjatë luftës dytë botrore dhe gjithmonë jam mburrë për kombin tim.
Por për hir të vërtetës ia kam borxh Slavenkës gjithë lotët që kam derdh me te dhe mikpritjen bujare me i thanë disa fjalë nga zemra për mikpritjen e sajë në ato çaste të vështira.
Që edhe ajo ma hapi derën kur edhe vet ishte me hallet e veta.
Sot kur ajo po perballohet me smundjen e luta ulqinakun mikun tim që jeton në Beograd me e thirë dhe me e pyet a ka diçka nevojë.
Ai e kishte thirë menjëherë. Është mirë me ditë që në momentin e vështirë të jetës dikush është aty pranë. Janë momentet e vetme që nuk harrohen deri në frymën e fundit.
Sot e luta edhe Zotin për shëndetin e sajë. Zot i thashë, të lutem,bota ka nevojë për madhështinë e sajë.
Hvala ti moje drago ljudsko stvorenje. Hvala ti do neba.
Të dëshiroj shërim të shpejtë.
Gjithmonë besnike nderit dhe krahut tënd që kam derdh aq lot!
Ishin fjalët e Vanit pra ,shoqes teme të dashtun që vinin si kujtim i hidhur dhe ofshamë por me gjurmë të një njeriu që kishte lanë gjurmë thellë . Gjurmë madhështije që sot janë rrallë e më rrallë.

Osmani ishte një djalë i dëshirit që edhe vet kishte mbet pa babë në moshë të re . Ishte djalë dukat dhe se kishte Ulqini. I urtë i sjellshëm i pashëm. Nanën e Osmanit,Durijen gjithmonë e kujtoj me respekt dhe sa herë që unë shkoja ka daja Osmanit , Sylejman Lika ku është e martuar vajza e tezes time Syrmija më bante naze dhe na priste me bujari.Motra e vetme e Osmanit , Mirsada më kujtohet dhe gjithmonë më mbetet në kujtim bukurija e sajë e rrallë që më kujtonte Romina Power . Ishte hera e parë kur e takova ke tezja ime Fija. Ajo kishte ardhë me nanën e vet Durrijen.
Mjerisht Osmani që ishte vetëm një apo dy gjenerata para nesh,shumë i ri ndahet nga jeta .

Tregimet e pashpalosura nuk duhet të mbesin të pa shpalosura. Për hir të vërtetës.
Për hir të fëmijëve tonë që duhet me ditë që bota ka njerëz të mirë aty ku nuk e presim.Aty ku na e shtrijnë dorën .
Kudo, në çdo vend dhe çdo kohë !
Dashuritë e shërojnë botën e jo urrejtjet !
Mësoni nga dashuritë dhe tregimet e pa shpalosura e kurrsesi nga urrejtjet.
Jetës pra nuk ia dijmë rrjedhat .Na çojnë në të gjithë drejtimet e mundura dhe befasohemi kur në mes të atyre dredha na mban dikush që nuk e presim fare dhe nuk na le të fundosemi . Edhe unë jam prek shumë nga ky përshkrim I Vanit sepse kam pasë shumë rrjedha dhe befasi nga njerëzit që nuk e kam pritë .
Njeri lindim nga Zoti, të mbesim njeri është në vullnetin dhe forcat tona . Nuk është e lehtë gjithmonë por është e mundshme sigurisht !

Scroll to Top