Nuk mund ta fajsoj Perendinë për fatin e ti
Po vehten mund ta fajsoj?
Jo jo kurrsesi!
E kend pra?
Dikush asht fajtor
Por emnin nuk e gjeta askund në fjalor
Të fajsoj dikend duhet ,se nuk ban
Që shkelim çdo ditë mbi këtë shpirt që qanë!
Na hecim çdo ditë mbi nji shpirt të lënduar
Zemrën dhe shpirtin e kemi të cunguar!
Hecim aq shpejtë ,hapi nuk na e mrrin hapin,
Për ymër që kemi ,botën duam ta kapim !
Mjerimi kurrë nuk iku, por vjen dhe shtohet,
Përvidhet shtigjeve dhe veç zgjerohet!
Të verbër lindim, të verbër mbesim,
Të pasur lindim , me shpirt të varfër vdesim!
E kush pra ka faj?
Unë?
Jo jo, kurrsesi!
Kush asht budallë me i thanë vehtes fajtor?
Fajin vehtes, kush ia vulos me dorë?
Faji jetim ka lind ai i shkret
Askuj faji nuk ka me i mbet!
Kemi me shkel çdo ditë mjerimin
Hiç pa u mundu me lyp shpëtimin!
Por hej, dikush atje lartë për seri na shikon
Avash, avash,po na dënon !
Nuk shkelet mjerimi aq kollaj
E mjera kjo botë që aq shumë bjen vaj !
Jo, jo unë nuk jam fajtore aspak!
Ashtu menduam ,dhe i vuam kapak!
I derdhim disa lot si krokodili Nilit
Dhe na ngrihen zamrat nga akulli Sibirit!
Vazhdojmë të gjithë me avazin e vjetër
Ku me ditë….? Shpëtim gjejme në nji botë tjetër ?
Artisti i rrugës Kevin Lee e quajti punën e tij “padukshmëria e varfërisë”.
Street artist Kevin Lee called his work “the invisibility of poverty.”
