Më urreni apo më doni
Nuk ka randësi ma aspak.
Unë kam me ra në dashni me vehten.
Gjithmonë kam mendu si e kanë të tjerët në rrethin tim,
A janë t’mërzitun ,t’vetmuar,a kanë nevojë për pak gëzim .
Kam mendu mos me e hangër kafshatën e fundit ,
Edhe pse aja kafshatë në fund isht sjellë dhe isht sjellë dhe u gjujtë n’fund
Por kur e kam gjujtë tri herë e kam puth me traditë dhe kanun.
Kam mendu jastykun ma të butë me ia lanë tjerve mbi krevet,
N’karrigë që luhatet me nji kam të prishun jam ulë sa herë vet.
Me mbulu të tjerët kam marrë batanijen ma të nxehtë dhe ma të butë ,
Me i mbulu para se i xen gjumi, edhe da punë tjera me i kry jam ngutë .
Zemrën e sherqinit me e rujtë për ata që janë sherqini zemrës time.
Edhe disa gurabija le t’gjinden të mshefuna për musafirt që na lajnë kujtime.
Gatimet me i ba gjithmonë çka të tjerve i pëlqen e në fund at çka m’pëlqen mu,
E para e kam provu njelmsinë dhe amëlsinë e tyne ,
mos me ia prish tjerve shijen , para se e kanë provu .
Fjalën e parë me duru me e thanë në fund,
Ose mas me e thanë hiç,sepse fjala vret si plum.
Jam mundu at fjalë me e përtyp e me e përbi deri në bark , deri sa më ka përvlu fare,
E kam qitë prej goje at fjalë vetëm kur nuk kam pasë çajre.
Tokën jam mundu mos me shkel randë kur heci mbi te
Rrugën me gropa e kam mbush me brengat e mija,mos me ra të tjerët mbrenda ose e kam mbush me dhe.
Çadrën ia kam dhanë tjerëve, kur ka ra shi e veç nji çadër ishte
Edhe pikat e shiut rreth asaj çadër I kam grumbullu në shuplakë me i rujtë për lulet që zemra ime i vishte.
Mos me lag askend ato pika të shiut kam dashtë
Në çadër u shendrrova dhe unë nga çadra mbeta jashtë.
E mjaftë nuk qenka kurrë,
Deri sa nisë e dashuron vehten dhe zemrën me e ba gur.
Më urreni apo më doni
Nuk ka randësi ma aspak.
Unë kam me ra në dashni me vehten.
E kur nisë e don vehten,
Nisin me të dashtë të gjithë!
Veç dashnija për vehten asht dashni që kthehet !
Dashnitë tjera mund të dështojnë dhe çdo gja mund të zbehet !