Nji fik
Mes lumit e gurit
A asht gallamat
A asht fik bishtgjatë
A asht patlixhan
A fik për Sulltan?
Nuk e di !
Por sa për çudi!
Në mes të lumit e gurit
Ky fik ka bi!
Me rranjtë në gur
Me degë mbi mur .
Ky fik
Me trup në shtratin e Temzës
Me zemër në Adriatik!
Sa për çudi
N’mes gurit ka bi?
A thua me qëllim
Ma dërgove o Perendi?