*E ka xan taksirati!
•Pa pse çka e gjet, a i ka ra i thati!?
*Ja ja ja ç’farë i thati,
Fart I gjatë isht masllahati!
•Auuuuu pa pseeee pseeee hajde kallxa!
*Ec ulu njihere e ta pijmë ka nji kafe ,
Se kja punë e gjatë ka shumë llafe!
•Auuuuu hajtë hajtë se erdha
*Kamarier na solle kafet
Se pa kafe nuk nisin llafet !
Nji me shkumë e shumë sheqer
Tjetra me shkumë sade zeher!
Edhe dy llakuma mas pritafsh!
_Qe qe erdha , se pak u vanova
Da fjalë ke dera nga nji mushteri nigjova!
Kafet gati i kam pjek për ju,
Masllahatin muneni me fillu!
*Mirë mirë o ustah ty të lumtë dora
Veç a ban me na i hjek qafe njata dy horra!
Kanë shlu vesh e kanë hap sytë
Prej kurreshtje kafja ju met n’fyt!
•E hajde ma ,nisja ati masllahat
Mas m’le varë e mas me hup vakt!
Çka ka ba vaki ?
*Eh mar burr I dheut kah me ia nisë?
A prej derës tande a prej kajshisë?
•O nisja, ka dush, veç nisja ma
Se burri botës kshtu se ka ,
N’kafe burrat kur bisedojnë
Shprazin zemrat e çka s’kallxojnë !
E unë prita tesh dy sahat
Pa fart ma zgjate këtë masllahat!
Hajtë he burri botës ma gojën çile
Se e vërteta nuk met n’kaçile !
Burrat n’kafe nuk rrijnë pa lidhje
Pa ja gjet dermanin e pa gjet nji zgjidhje!
Për çka jemi na ktu?
Me ndreq politikën e puntë e botës
Tuj ja nisë prej Amerikës e tanë Evropës
Si i kryjmë dalim n’kajshi
Çka bajnë burrat e gra e fmi!
•A jetohet pa i ditë puntë e botës?
Ja hé burrë se fiket tymi votrës!
Aty ku ka tym ka edhe flakë
Burrat nuk flasin katnasikat!
Pa hajtë nisja ma,se na gra nuk jemi
Me ba llam llam ku nuk isht veni!
Ose nisja ose shkova
Kafen e dytë e marova!
*Mirë he burri dheut dura edhe pak
Sat ksaj punë pa i vejmë kapak!
Unë jam burrë e nuk flas kat
Morri fund ky masllahat!
S’merrem unë me puntë e botës
Hatri nanës e hatri motrës
Se sa herë hyjmë n’gjyna me ta
E na vet jemi ba si gra !
Kafe n’kafe tuj kalu për ditë
Jemi prish jemi çeraditë !
Puntë e halkut tuj drejtu
Shpesh harrojmë në shpi me shku!
Capuchino nji mas nji
Kafe turke për burrni !
*Ec ec tesh,edhe thojmë gratë flasin !
Kafet me llafe veç që nuk plasin !
T’ja lajmë grave këtë zanat
Se na merr gjumi ma rahat !
Bile atyne I ka hije
E kanë me naze e kanë me shije!
E neve burrave s’na ka hije aspak
S’shkan edhe burra me mustaqe edhe burracak!
Nuk shken , hiç hiç nuk shken !
•Ja he burr se nuk shken k’shtu
Nuk shkej n’shpi pa m’kallxu
M’hupe kohën e sa sahat
Pa ma kallxu at masllahat !
Ps . Pa ofendim asht poezi e vjetër shumë , ka nrru tesh puna.Shekulli 21 , kush merret ma me puntë e botës. Ka dalë Facebook!!!