T’më falin gjithë ata që i asht djeg zemra, dhe kanë përjetu humbje që ia helmu zemrat e tyne.
– Hajtë , se veç qen isht, mas paç tjetër mërzi.
Ash e vërtetë, Zot na ruaj të gjithëve prej atyne plagë që kurrë nuk shërohen!
Por me thanë që asht veç qen….. po ju bindi që nuk asht veç qen!
Propheti Muhammad me nji padrejësi dhe favorizëm, lejon macën në sh’pi por jo qenin!
Biles kur macën e xuni gjumi mbi jaketën e TI, AI për mos me ia trazu gjumin, e pret nji copë të xhaketës.
Sa tregim i bukur.
Por për këtë padrejtësi nuk asht vendi im të diskutoj .
Kur erdha prej pune të marten m’rama, miku im Snickers nuk më priti ke dera si zakonisht që e bante dhe si hynte çelesi ke dera ai me bishtin e ti dhe gjithë g’zimin sillej rreth meje ende pa më dhanë kohë me lanë çantën në vend.
Ishte m’sheh në banjo dhe nuk reagonte fare.
Thira urgjencën, jashtë orarit punës dhe m’mas nji pritje10 minutëshe, më thanë ta sjelli sa ma parë.
Rruga m’u duk shumë gjatë.
Ai nuk lëvriste fare nga karroca e ti.
Kur kemi mrrit ishte I vetmi qenush at natë në dhomë të emergjencës.
Të tjerët ishin me maca dhe si mbas ligjit, macat duhet të mbahen në koshin e vet.
Unë e qita Snickers Zhubi pak nga karroca dhe për çudi nisi me u lazdru me bishtin e vet dhe shkonte pinte ujin prej nji ene në tjetrën.
Nuk e besova prej gjendjes që e gjeta kur erdha e deri aty sa ndryshoi.
Veterinari e mori, e shtini me marë gjakun dhe pastaj e solli në dhome ku pritet.
Diku afër misnatës më tha, që do ta ndalin në spital mbasi rezultatet nuk ishin aspak të mira.
Dje shkum me pa në spital dhe tashma gjendja ishte keqsu dramatikisht.
Sot në mëngjez, më vjen djali në dhomë ku ala isha në gjum.
Ma mori mendja menjiherë.
Veterinari na kishte thirëme shku me I thanë Snickers-it lamtumirën e fundit.
Ishte fare I habitun dhe tentinte me dalë nga dhoma me shku jashtë.
Pa lejen e askuj ia plotsova dëshirën.
Në kthim çdo gja ishte ndryshe.
Rrugëtimi mikut tim 14 vjeçar mori fund!
Thjeshtë…. nuk spjegohet me fjalë.
Edhe fundin e bani të lehtë sikur çdo gja e kishte planifiku.
Ditë e premte, sot nuk isha në punë, nuk e mundoi pleqnija sepse ashtu e kishte natyrën.
Të g’zushme, qesharake, kurr pa dhanë mundim me asnji gja.
Para se zilja bie, nisë e lajmron
N’drejtim të derës si luan i vogël vrapon
Kur dera hapet ai del i pari
Mendon sy rrushi se ai asht Bajraktari
Kur mbyllet dera hap m’as hap t ‘përcjell
Kur hyn dikush rreth e rreth ka me u sjell!
Dashninë e falë
e kurrë nuk e ndalë
Fare pa za por me zemër e ka
Kurrë nuk të trathton
As zemrën s’ta lëndon
Por sa shumë dhemd kur thotë lamtumirë
Edhe ndamja me qenushin sa qenka e vështirë!
Sy rrushi veç do ta kujtoj me gaz.