Kërkova një laps.
E gjeta. Ishte i metalit dhe kishte ngjyrë të zezë.
Jo jo mendova nuk bënë ky. Nuk dua të shkruaj me një laps që rëndon dorën dhe nuk dua të shkruaj me shkronja të zeza.Asesi !
E gjeta një tjetër pak më I bukur por ngjyrë kaltërt.
Jo, jo as ky nuk bënë punë.
Lypa, lypa në komodina, në prag të dritares, në rafte.
Asnjë nuk më pëlqeu.
Porosita miken time t’ma dërgon nga Kanada.
Më erdh mbas një jave.
Sa shpejtë mendova.
Çela pakon, ishte shumë i bukur, shkëlqente, njyrë të kuqe dhe të kaltërt.
Por…. nuk e di. Nuk u rahatova.
Dua të shkruaj diçka të veçantë.
Po pse moj, ç’farë është ajo që e shkruan dhe nuk e kemi ndi më parë, më pyeti mikja ime në telefon.
Jo jo I thashë, është diçka fare tjetër.
E di e di kam shkru shumë për Ulqinin, kam shkru për lulet, për kafen për bukën, për Gjeranat, për këpucët, për poetin,për mërgimtarin, për dhembjen e shqiptarit, për tabaken.
E di , por kjo është diçka ndryshe .
Më lypet një laps I florinit edhe pikë.
Po po veç i florinit.
Po ku ta gjej se?
U ula pak si e mërzitur.
Çela një arkë të vjetër.
Mes gjithë librave, foto albumave, letrave pashë një shkëlqim.
Edhe pse pak me pluhur, shkëlqimi nuk i kishte humbur.
U gezova pa masë . U gëzova si fëmi.
E kisha marrë at laps me vehte çdo udhëtim timin.
Pse më kishte dalë nga mendja as vet se di.
Është lapsi rrënjëve të mija. Shkruan vet.
Rrezet e rrëzuara ishin gjuajtë mbi det. Hana shëndriste dhe valët e detit ngadalë përplaseshin mbi shkëmbinj.
Yjet e kishin mbuluar qiellin dhe sikur garonin se cili shkëputet ma së pari t’ja plotson dëshirën plakut që kishte hapë krahët dhe po këndonte ngadalë një serenatë.
Herë ndëgjohej këngë e plakut herë valët e detit.
Një erë e lehtë përgëdhelte gjethet një nga një dhe me shëndrimin nga rrezet e hanës nuk dallohej nga fildishi mbretërisë përallore.
Diku më larg një zog kishte humbur drejtimin dhe sa vinte në një degë sa shkonte në tjetrën. Kërngallat e fundit ngadalë po binin në gjumë.
Një muzikë tjetër nga larg dhe prap dëgjohej serenata plakut dhe valët që përplaseshin lehtë.
U ula ngadalë nga shkambi dhe me kurreshtje më interesonin fjalët e plakut.
U rënqetha pa masë.
U rrexova për tokë dhe nisa edhe unë serenatës me plakun. Më dilte gjaku nga gjunjtë e lënduar por as nuk lodhesha fare.
I mbulova me disa degë ulliri.
Maji erdhi bija ime.
Çdo maj dalë, hapi krahët dhe pres. Pres me gëzim që jeta më kthehet. Pres bijtë dhe bijat e mija.
Pres kosovarin, pres boshnjakun, pres gjermanin, sllovakun, pres çekun, amerikanin.
Por ata që më mbushin zemrën janë ata që ma së shumti i pres.Ata që ma sjellin diellin kur vijnë dhe ma marrin kur shkojnë. Ata që më japin gjithë frymën, gjallerinë .
Ata që më gjallërojnë jetën në qershor, në korrik, gusht dhe prap më lajnë pa jetë kur ikin në shtator. Dhe gjithë dimrin pres majin të ngjallem përsëri.
Pres gjithë jetën time prej ditës që anijet lundruan në detin e thellë dhe marinarët e detit ktheheshin në përqafimet e nanës, babës, gruas, femiut që e kishte lanë foshnje dhe tash e priste babën ke dera.
Pres mërgimtarin bija ime.
Gjithë jetën time rri ke shkambi pres e përcjell.
Sa fshij lotin e përcjelljes prap buzqeshi për ardhjen. Dhe prap ata ikin, diku larg.
Pres Indirën, Vernesën Suadën, Heten, Mirsadën, Mehmetin, Ganuin, Gëzimin, nga Kanada, nga Amerika, pres Sadijen nga Australija, pres Artanin,Florën, Naziqen, Kabilin, Lejlan,Canin, Safetin,Nailen, Hysenin, Zijan, Mujon, Naimin….. pres Lafen nga Gjermania, Valbonën nga Zvicra,Nurin nga Gjakova, Hyrijen nga Peja,Dasijen,Mirzën,Suadën nga Dublini, nga Sarajeva.
Merre bija ime hartën e botës dhe shënoje aty në secilin vend në botë e kam një fëmi timin.
I pres çdo vit pa u lodhë, i pres gjithë jetën time.
Merre bija ime at laps florini dhe shkruaj. Shkruaj për pritjen time të palodhur.
Shkruaj për ndarjen….jo mos shkruaj për ndarjen sepse mund të vdes nga malli. I urrej ndarjet. Shkruaj veç për pritjet, ata ma rrisin jetën ata më mbajnë të gjallë.
I pres me krah të hapur, më japin jetë. Ma marrin dhe prap ma kthejnë në verë.
Dhe tash po i lutem Zotit kudo që janë të jen mirë.
Ah bija ime sa më ka marrë malli për ta.
Merre merre at laps florini dhe shkruaj.
Shënoje Vitin 2020 sepse ky vit bija ime do të jetë viti nëse nuk i shoh bijtë dhe bijat e mija zemra do t’më pëlset dhe syri do t’më qorrohet nga vaji.
Është viti kur malli gjithë jetës po tejkalon kufirin në kufijtë e mbyllur.
Shkruaje bi këtë vit me laps florini se kurrë nuk më kanë munguar kaq shumë.
A thua I shoh sivjet?
Jo jo plako, unë nuk kam kivet të shkruaj sonte.
Gjunjtë më rrjethin gjak dhe jam gjynjzuar pran teje. Po të kërkoj falje që të lashë.
E sheh sa të kemi lënduar rëndë ?
Sytë i kam të mbushura lot dhe nuk shoh fare.
Jo, jo me fal.
Prandaj kërkova lapsin e florinit.
Ai I shkruan gjithë dhimbjet e mija për Ulqinin.
Shkruan vet dhimbjen e jabanxhiut që këtë vit i ka marrë malli ma shumë se kurrë.
Me shkru për Ulqinin duhet veç me laps florini dhe nuk ka tjetër.
Merre merre plako faculetën dhe fshije lotin. Kur të shoh ty që qanë më qahet edhe mu.
Po ama lere tash me ato lot se të gjithë do të vijnë.
Nëse jo me trup ,aty i ke me zemër.
Aty aty i ke, nuk shkojnë ata askund tjetër!
Çelësin e zemrës e kanë fundos në fund të detit dhe i rëndon guri i Gjeranave dhe shkëmbijtë e Limanit, Galebit,Albatrosit,Valdanosit….
Aty i ke, a të thashë o plak që ata nuk shkojnë askund tjetër !?
Natën e mirë të gjithë kudo që jeni.
Ju baftë mirë syfyri
