I am the Greatest but not the smartest – Muhammad Ali
Zakonisht jane dy llojë njerëzish që mbrrijnë majat e suksesit dhe famën botnore.
Ata që prindërit i shtyjnë me pasuni dhe lidhje të forta ose kanë traditën,
Dhe ata që lëndohen thellë nga një padrejtësitë dhe nënçmimet.
Ky grupi i parë e ka ma lehtë .
Ky i dyti shkel mbi flakë, ferra, dëshprime, nënçmime, por kur arrinë majat e larta shkëlqen fort si yll me dritën e dijamantit.
Suksese që po arrijnë nepër botën rinija jonë, e kam thanë sa herë , dhe prap po e përsëris!
Ata e kanë arritë nga mllefi.
Mllef nga gjitha anët , nga turku, nga i krishteri nga muslimani ,nga Sërbia, nga Amerika, nga trathëtarët e vendit,nga demarkacioni, nga gjykata nga çdo sistem, nga e majta nga e djathta,nga çdo politikë, nga çdo parti nga çdo stinë dhe nga vetëvehtja!
Në moshën 12 vjeç, Cassius Clay zbuloi talentin e tij për boks përmes një kthesë të çuditshme të fatit. Pasi iu vodh biçikleta, Clay i i tha një oficeri policie, me emnin Joe Martin, se donte të rrihte hajdutin.
“Epo, ti më mirë mëso se si të luftosh para se të fillon me sfidu njerëzit,” i tha Martin në atë kohë.
Rinisë tonë nuk ia vodhën biçikletën .
Ia vodhën lirinë , fëmijërinë dhe gjithë rininë!
Tash rinija jonë , po meson si të lufton me suksese , sepse u lodhë nga çdo sfidë.
Një rebel, kundështar i sistemit , luftës Vietnamit , dhe padrejtsive.
Dënohet me zhveshjen e titullit të shampionit kur refuzon me shku në luftë të Vietnamit.
Me 28 Prill 1967, me Shtetet e Bashkuara në luftë në Vietnam, Ali refuzoi të futet në forcat e armatosura, duke thënë “Unë nuk kam asnjë grindje me ata Vietcong”.
Më 20 qershor 1967, Ali u dënua për evazion drafti, u dënua me pesë vjet burg, gjobitur me 10,000 dollarë dhe i ndalohet boksi për tre vjet.
Pse duhet të veshin një uniformë dhe të shkojnë 10.000 milje larg shtëpisë dhe të hedhin bomba dhe plumba mbi njerëzit në Vietnam ndërsa të ashtuquajturit zezakë në Louisville trajtohen si qen dhe u mohohen të drejtat e thjeshta të njeriut?
Jo unë nuk shkoj 10,000 milje nga shtëpia për të ndihmuar vrasjen dhe djegur një komb tjetër të varfër thjesht për të vazhduar dominimin e zotërve të skllavit të bardhë të njerëzve më të errët në të gjithë botën. Kjo është dita kur të këqija të tilla duhet të marrin fund. Jam paralajmëruar që marrja e një qëndrimi të tillë do të më kushtonte miliona dollarë. Por unë e kam thënë një herë dhe do ta them përsëri. Armiku i vërtetë i popullit tim është këtu. Unë nuk do të turpëroj fenë time, popullin tim ose veten time duke u bërë një mjet për të skllavëruar ata që luftojnë për drejtësinë e tyre, lirinë dhe barazinë. Nëse do të mendoja se lufta do të sillte liri dhe barazi në 22 milion njerëz të mi ata nuk do të kishin pse të më hartonin, unë do të bashkohesha nesër. Nuk kam asgjë për të humbur duke u mbështetur në bindjet e mia.
Kështu që unë do të shkoj në burg, dhe çfarë? Punë e madhe,ne kemi qenë në burg për 400 vjet.
Pasi u bashkua publikisht me Kombin e Islamit, e tha atë me fjalët e tij: “Cassius Clay është një emër skllavi”.
Gjatë një konference për shtyp pas natës së tij historike, Ali fillimisht njoftoi se emri i tij do të ishte Cassius X pasi Malcolm X ishte prezent në fitoren e ti.
Por me 6 Mars 1964, ai mori emrin Muhamed Ali, që iu dha nga mentori i tij shpirtëror, Elija Muhamed.
Boksier, aktivist, argëtues, poet dhe filantrop profesionist amerikan. Me emrin Më i Madhi, The Greatest ,ai vlerësohet si një nga figurat më domethënëse dhe më të famshme sportive të shekullit 20.
I lindur me 1942 në Louisville Kentucky dhe vdes me 2016 në Arizona.
Ka pasë dyslexia por ajo nuk e ndalë kurrë vullnetin dhe suksesin e ti .
Ka qenë filozof dhe i mençëm, por ka ba batuta gjithmonë në hesap t’vetin.
Disa Aforizma të famshme nga Muhammad Ali:
1.Noton si një flutur, thumbon si një bletë.
2.Shërbimi ndaj të tjerëve është qiraja që paguani për dhomën tuaj këtu në tokë.
3.Mos i numëro ditët, bëj ditët të llogariten.
4.Nëse edhe ëndërroni të më rrahni ,ju bjen më mirë të zgjoheni dhe t’më kërkoni falje.
5.Njeriu që nuk ka imagjinatë nuk ka krahë.
5.Unë jam më i madhi, e thashë këtë edhe para se ta dija se isha.
6.Ai që nuk është mjaft i guximshëm për të ndërmarrë rreziqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë.
Kalofshi nji ditë të bukur kudo që jeni 🌞