Rame Lahaj dhe yjet shqiptare

Sa herë që nji pyetje më vjen, se si ka mujtë me ndodhë diçka e tillë, me vjen një përgjigje.
“Kurrë mos u dëshpro në rrënjët tua dhe origjinës tande.

La Bohème kurrë ma mirë nuk më isht duk se sa mramë ,edhe pse e kam pa sa e sa herë.Pak e dhimbshme që nji sallë e teatrit kurrë nuk mbetet zbraztë dhe mbushet deri në ulsen e fundit, mbramë ishte gjysëm e mbushur.
E pashë që jeta ende nuk u kthy ashtu si dikur.

Një opera e Puccinit me një fund tragjik.

Rame Lahaj në rolin kryesor.
Në rolin e poetit boem Rudolf .

E kam prit me vite Ramen dhe herën e fundit (më duket se vjet )u pat anulu dhe nuk erdh më erdh shumë keq që nuk pata rast me e pa.
Kur morra vesht që vjen, u pata gezu si femija që din me u gëzu.
Sepse në moshë nisim me u frigu që ma nuk na mbetet kohë me u plotsu deshirat, dhe mendova ku me ditë kur vjen herën tjetër.

Zani i ti ndëgjohej deri në majen e kupollës me ar të shtëpisë operistike ,dhe çdo rënqethje e trupit më kujtonte frigën e një djaloshi që e zuni lufta dhe nuk e di kuj i frigohet ma shumë.
Rinisë vet apo humbja e njerëzve të dashur ,sikur Mimit që vdiq,ose edhe vendlindjes që grabitej pa mëshirë njësoj si pijet nga bohem në kafenet që jepnin parat e fundit për raki, por nuk kishin të holla me pagu qiranë .

Talent nga Zoti dhe mllef nga robi , mendova!
Përplasja e dyjave e bënte at za, ma të dalluar , ma të buku, ma specifik, ma të çmuar që kam ndëgju ndonjëherë në jetë .

Komentet e dy varzave, adhuruese të operas , që ishin ulur afër meje, më bënin me u mburr edhe ma shumë me komentet për Ramen.
U kry, si gjithmonë duartrokitjet dhe i erdh fundi.
Kur kryhet opera, kush don ,shkon në back stage dhe takohet me artistat .
U nisa me taku Ramen. E pyeta një vajzë që mbante rendin ,a presin njerzit ende në back stage me u taku?

O , joooo jo më tha, nuk ka ma ,dhe nuk i dihet se cilën anë dalin mbasi Royal Opera House I ka tri dalje.
Nejse, unë kry fortë nuk pranova, sepse shqiptarit kur nuk i pëlqen me ndi at çka nuk don ia grah me t’veten dhe vazhdova drejtë e back stage.
Hyna mbrenda, dhe recepcionisti më tha, oooo jooo jo tash dalin ka Covent Garden .
U nisa ngadalë, rreth e rreth ndëresës por për çudi, nuk ishte askush.
Pak bile ishte shumë qetësi për at vend.
Prap unë me kokëforsi sillem rreth e rrotull edhe nji herë në back stage.
Ndëgjoj nji Zonjë , me thret mbas dhe më thotë, po po ,shko se aty duhen me dalë?
Hmmmm mendova, po ku e din kjo ku po nisem ?
E falemenderoj, dhe vazhdoj rrugën.
Bërtet dikush me gjithë fuqinë që kishte.
Kthehu, kthehu ja ku janë!
Kthehem unë, ngadalë pak me dyshim ç’farë don kjo Zonjë? Perseri ishte ajo!
Oooo më thotë ,qe sa hyn në taxi, sa po me vjen keq.
Unë perseri i falem nderit dhe vërtet pashë
një grup njerëzish që hyn mbrenda dhe taxi u nis.
Tash pak u dëshprova dhe nisa rrugën me ardhë në shtëpi.
Ajo Zonja u pershëndet dhe vazhdoi rrugën para meje.Ama vertet dukej shumë mirë diku nja 40 vjeçare.
Papritmas, sillet me një za të lartë përsëri!
Rosetta, Rosetta qe qe ku qenka , bile më tha takon Rossetën.
Hajt thashë me vehte ban edhe Rosetta mbasi nuk e pashë Ramen.
Por ç’farë roli morri kjo grua që po më përcjell?
Pak e çuditshme.
Vërtetë Rosetta ishte pran restoranit perballë Royal Opera House.
Mbante në duar shumë lule.
Por unë me nji përshëndetje , prap nuk rahatohem.
Nuk e pashë Ramen !

Pashë nji yll të Kosovës.
Pashë gjithë popullin tim.
Pashë at që gjithë jetën dua me pa.
Suksese dhe mburrje.
U ofrova dhe e përshëndeta.
Më duket pak u habit që ndegjoi shqip.
Nji bisedë me te, nji takim që tashma nuk e prita ma ndreqi gjithë ditën!

Ç’farë modestije , ç’farë sjellje, ç’farë djali!
E rujtë Zoti e rujtë.
Nuk po vazhdoj ma, se punën po ia la profesionalistëve me vazhdu me lavdatat plot merita!

13 May 2010

Nji ditë pune në Harrow Road, ku kam punu para 11 viteve.

Nisa punën dhe i tregoj nji mjekes me keqardhje që sa shumë kam pasë dëshirë me shku me pa Operën La Traviata në Royal Opera House..
Mirëpo çmimet e biletave kishin arritë kupen e qiellit dhe humba çdo shpresë që mundem me shku.
Xhepi nuk ma duronte, përkundër asaj që zemra aq shumë deshironte.

Vet aja më kishte tregu që nuk ishte e sigurtë, por rolin më duket tha, që rolin kryesor e kishte nji shqiptare.
Unë i thira në telefon dhe kuptova që jo nji, por dy !
Violetën ,Ermonela Jaho
Alfredo , Saimir Pirgu.
Nuk kisha ndigju ma parë që nji shqiptar kishte arritë në Royal Opera House.
Sa ma shumë që ofrohej mramja. aq ma shumë më vinte inati që nuk e kisha ble biletën me kohë.
Ajo mjekja më tha, e din çka, pse nuk e kryn punën ma hejret?
Shkon në box office dhe pret rend.
Gjithmonë gjindet ndonji biletë por duhesh me shku shumë para kohe. Sigurisht, nëse ke fat.

Nuk prita ma gjatë.
Çantën në krah dhe u nisa .
Kur shkova në box office, çka me pa?
Nji rend shumë i gjatë dhe kohë nuk kishte mbet shumë me nise çfaqja!
Por , mbasi kam ardhë deri ktu, thashë po hy në rend, me zero shpresa , por me 1 milion lutje.
Nuk kaloi shumë, dhe vjen nji plak, sigurisht mbi moshë 80 vjeçare.
Tup, tup, tup dhe gjatë gjithë rendit drejtohet ka unë.
E kam thotë nji biletë extra , sepse gruja nuk mujti me ardhë momentin e fundit , kshtu e ka pleqnija.
Unë u habita, pse në gjithë at rend më drejtohet.
Pak me rezerva, dhe pak me frigë se çmimi mund të jet I lartë por prap I tham , po , dhe menjihere nxorra kuletën.
Jo jo tha, nuk ka nevojë, më vjen shumë mirë, ma dorzoi biletën dhe u zhduk .
Ishte nji shok, nji mrekulli dhe nji diçka që ende ditën e sotit nuk e besoj si ndodhi.
Nejse, kur erdh koha me u ul, bile thashë duhet me qenë ulsja afër meje mbasi i ka ble dy bileta, dhe i tham edhe nji herë faleminderit.
Por jo!
Plaku nuk u pa ma.
Në scenë doli Alfredo, Saimir Pirgu.
Mbas pak Violeta, Ermonela Jaho.
Duartrokitje,ovacion.
Salla plot.
Fundi erdhi dhe duartrokitjet nuk ndaleshin.
Dilte Saimiri, e gjithë publika në kambë.
Dilte Ermonela, ushtonte salla!
Lotët nuk me ndaleshin.
Ah thashë që nuk jam djal apo burr me bertit që edhe unë jam shqiptare dhe me ia dhanë nji fishkllimë si din shqiptari.

Dhe ja pra, Sa herë që nji pyetje më vjen, se si ka mujtë me ndodhë diçka e tillë, me vjen nji përgjigje.
Kurrë mos u dëshpro në rrënjë dhe origjinës tande.
Zoti ma dërgoi nji biletë falas at natë, me qenë dëshmitare e ovacionit, duartrokitjeve, brohoritjeve ku e gjithë salla ishte çu në kambë. Në shtëpinë operistike mbretrore më prestigjioze në botë.
Taman sa pata nisë aq shumë me u dëshpru nga lajmet në BBC , ne Metro, në Daily Mail, Guardian për trafikime, droga, mashtrime nga shqiptarët, Zoti ma dërgoi nji biletë falas.

Se si ndodhi dhe pse, për Zotin sa herë që e kujtoj at natë edhe vet çuditem.

Ju faleminderit Rame Lahaj,Ermonela Jaho Saimir Pirgu, Rita Ora, Dua Lipa dhe tjerë e tjerë ,që sa herë po dëshprohemi nga vetvehtja, nuk po lejoni botën me u bind, dhe po dëshmoni të kundërtën.
Prej një qielli plot me re dhe shi, sa yjet po shëndrisin nëpër botë!

E di që jemi komb i vogël me numër por kurrë nuk ma ka marrë mendja ,që edhe në qiellin me re ,aq shumë shëndrisin yjet që po dilni një nga një dhe ngadalë po na shëndritni emnin që disa maskarenj na e përlyn.

Sa shumë po dalin!

Kam lind me dashuri të këngës shqipe,shkodrane dhe ulqinake, ama jo operave sepse nuk e kishim traditë .

Dashurinë për opera ma dhuruat ju ,dhe çdo rast që me bjen nuk e la pa shku!
Ju rujtë Zoti !

Scroll to Top