Më lejoni të flas
Më lejoni gojën ta çel
Më lejoni deri në kupë të qiellit t’bërtas.
Më lejoni heshtjen ta thej
Më lejoni dhembjen ta them.
Më lejoni të plas
Më lejoni fjalën ta kthej
Më lejoni durimin ta mshel.
Më lejoni derën ta përplas
Më lejoni gurin ta thëras.
Më lejoni se botës dua t’i them dy fjalë
Më lejoni se fundi fundit askush nuk mund t’më ndalë!
Se nuk mund t’duroj dhe nuk mund ma askujt me ia falë !
Linda u rrita dhe u plaka
Por bota ende po digjet nga flaka!
Unë nuk mund ta fiki as nuk mund ta ndaloj
Por me folë dhe me shkru nuk mund kush t’ma ndaloj.
Më lejoni mllefin ta shkruaj
E kam ma lehtë të shprehem kur vuaj!
Më lejoni t’bërtas deri në kupë të qiellit
Të djegi duart me rreze diellit!
T’i tregoj Zotit se të gjithë e kemi harruar
Më lejoni se shpirtin e kam të trazuar .
E kam ma lehtë kur flas
Në letër germat e mija t’i përplas .
Bota sillet e helmuar pa u ndalë
Më lejoni ta shpreh mllefin me fjalë
Më lejoni kufijtë e jetës time t’i caktoj vet,
Më lejoni mes atyre kufij vehten me gjet!
T’mi shkel nuk lejoj ato kufijtë që i caktoj unë
Më lejoni të mendoj edhe kur bi në gjum !
Pa gjum dhe pa fjet kurrë nuk kam me mbet
Më lejoni të jetoj jetën ashtu si dua vet !
I di kufijtë e mija dhe e di kur është mjaftë
Nuk është turp mos të ngutesh dhe mos të jesh i shkathtë !
Dua të shkruaj dhe flas deri n’drejtësi
Dua të flas sepse shpirti nuk gjen qetsi
Më lejoni drejtësi t’kërkoj deri sa të vdes
Pa i gjet një ditë kurrë nuk do të mbes
Më lejoni drejtësi t’kërkoj deri sa të vdes
Pa i gjet një ditë kurrë nuk do të mbes
