Ishte mbledh si nji grusht, tanë ai trup i saji.
Bile ashtu mu duk
Ia bana kafen, nji copë bukë e pjeka se ishte pak bajat . Nji vo t’zime, me pak djath e da kokrra ullinj.
Pa pa ,da ullinj gjithsesi, se napin lezet.Veç sa me shty da kafshatë para hapave.
- Nanë, merre ha pak , se ke me pi hapat!
- Pa nuk pa mund moj, nuk e di veç mramë nuk kam fjet aspak, e kur s’flej mirë as buka nuk m’ka lezet .
Lene, lene tabaken njiktu afër se pa pi kafen njiherë . A ma ke qitë edhe nji thelb hudër,ma kane me vaj ullinit? - Ja ja, qe pa e qirej njitesh. A pa mërdhef, a ta bi edhe nji batanije kamve?
Ia afrova tabaken, e qita kafen për te dhe për vejdi.
Tjert kush kishte dalë, e kush nepër punë.
Mu dridh pak dora tuj qitë kafen.
Nuk e di pse, par tuj e pa ashtu ligsht, e dita se ka me nisë me fjalë që nuk ka me m’i duru zemra.
U ula, e nji gërç kafe, nji ledhatim të lehtë shpatullave që kishin hy në ujë e gja s’kishte met prej tyne.
U çova , ja ndreqa kufijen, se i kishte rrshqit pak.
Nuk e di par, nuk më xente vendi.
- Shika, ia nisi, unë dita ditës jam tuj rr’shqitë ,e ku me ditë sa me kanë met. Ti tesh merr rrugën e gjatë e ku me ditë a t’shaf ma. Shika, nanë e babë nuk jetojnë gjithmonë.
Mas u ban e marrë me qa e mu mërzitë.
Edhe na kemi pasë nanë e babë, na kanë vdek e i kemi harru. Telashet e jetës t’bajnë me harru. A shef, unë kur flas për nanë e babë, nuk qaj ma e as let nuk derdhi.
A pa nin pra? Mas gaba me qa, e me u mërzitë.
Shikoje, burrin, fmitë familjen.
Tanë kanë puntë e veta, e tanë mas zebanive t’vet. Dyrnjallyku moj t’pastë nana.
Dyrnjallyky!”
Më mbet kafja në fyt. Nuk mujta me përbi me gjithë tentimin me m’shef lotin. Nisa me qesh, me nrru muhabetin.
- Hajtë i thashë se shnash si topi je, gja nuk ke. Mund unë me shku para teje.
Iiiiha sa qinji shken para dashit!” - Ja moj t’pastë nana, ishalla nuk e kam at nefak, shkofshim na para jush .E shaf vejdin se nuk jam mirë. Ja ja ,dita ditës jam tuj njeft mujtë e ditë. Për vjet as nuk ma merr menja, par nigja çka pa t’tham. Shikoje familjen , par vejdin edhe ma shumë. Se s’ka çka t’ban kush. Tanë lodhen prej teje sa da shumë me të dashtë. E a di at fjalën “ mas t’marrtë ana, se s’ka çka t’ban as nana.”
U çova prej kauçit, ika në koridor sepse lotët më kishin ngulfatë.
U ktheva, u ula prap afër sajë. Tash i dridhej zani edhe ma shumë.
- Pse u çove, ku qe kshtu?
- O mu duk se ra zilja, ia ktheva .
Hajtë, hajtë se e di që nuk je çu për zile. M’i nep tesh t’i pi hapat.
-Pa bukën nuk e paske hangër, Bile da kafshata !
- Mirë, mirë qe veç pak!
Edhe shika çka pa t’tham mas i merr gjanat për zemër, si i kam marrë unë, a pa nin?
Nuk isht kallej me i dalë dyrnjasë në kan’d, qenka marifet, par sabri e yrzi na ka majtë. E me m’vet a m’ka met gja mlla në zemër? M’kan met ball moj bija jeme!
E ty nuk pa ti tham të gjitha, a di pse? Ke me u djeg vet në gabimet e veta e zorë ke me pasë me nrru terbjetin. Par nji gja pa ta la amanet. Je atje lerg, e kur ta marsh lajmin, mas qaj e mas u mërzitë, a ke ni?
Nanë e babë nuk rrnojnë për gjithmonë!
Ma pate at nefak me shku jabanxhije, qef nuk kam pasë hiç, par paska qenë shkru pra me dishru njina tjetrën.
Nisi me amanete dhe zani iu dridhte.
Ishte Janari fundit!
Bajrami fundit.
Viti i ri i fundit!
Unë morra rrugën e gjatë. Nuk e pash ma.
Më erdh në anderr mramë.
- Pa vjen Bajrami, më tha. Shika, mas e len pa ba nji amëlcinë , gjithsesi. I vjen era shpisë, a ke ni ? Shyret duhet me I dhanë shpisë me zorë, a ke ni? Edhe kur nuk je në qef !
-Pa moj pa, i thashë e baj at amëlcinë se gjithmonë ma ke lanë amanet ,par ti,a ma ban hallall? A ma ke ba Hallall ?
Më ka mbet mlla që nuk erdha me të pa edhe nji herë.
Më mbeti pikë që nuk të thashë edhe njiher që ti je qenia e qiellit, e tokës, e detit për mua .
Eh me mbeti marak, me mbeti peng, më mbeti zhig që nuk t’i përqafa rrudhat, durtë e vocrra të lodhuna!
Me met maxharra që nuk e morra nji lot tandin me fut në synin time e me shterngu fort.
Pendohem për shumë gjana në jetë ,ashtu si edhe ti ,dhe çdo njeri!
Jemi qenie që veç përsërisim gabimet .
Peng e kam që nuk të erdha në varrim, sepse e kam pasë aq randë me ardhë ,e ti mas me më dalë ,me më pritë ke dera.
Jam pendu aq shumë për at gabim, që aq egoiste kam qenë, kam vu mallin e dhimbjen teme , mbi obligimin për ty.
Herave tjera kam ardhë tuj fluturu ,e at ditë mu kputën gjymtërt.
Obligimin e fundit për ty!
Në vorrim nuk të erdha!
Peng i jetës moj nanë!
A thu aq jam vetjake dhe e dobtë ?
E pa të premtej, amëlcinën për Bajram të hanen kam me ba! Hiç mas ke gajle se Bajramet shkojne e vijnë, e mu peng në zemër më ka mbet që nuk u ktheva me ti puth edhe nji herë ata durtë e vocrra naziqe, sepse u nguta mos po më ik aeroplani.
Punë e madhe edhe me pasë ik. Çka ishte ba ? Thuj se aeroplani tjetër nuk vjen.?
Që su ktheva edhe njiher me të perqaf shumë!
Ashtu e kemi moj nanë na, ngutemi me jetu ,pa jetu mirë tuj u ngutë.
E tash që më erdhe në anderr ,a mi nep njiher ata dy durë e ata rrudha t’i perqafi për Bajram që po vjen e na çon shpirtin peshë ?
E me ditë ti moj nanush sa më ka met mlla që prej demelisë nuk dola pak bukë të nxet ose da simita me t’i ble at mëngjez….e di , e di që nuk i kishe hangër ,edhe ashtu se nuk kishe qef kur vijsha në Ulqin nji dekik me u largu prej teje, par prep mu më ka met pikë në zemër….