N’parmak da rrjeta milimangash
Penxherja me xham t’thyme
Jeshil e lyme
Nji natë me terr
Nji zemër me vner
Rri e pret nji trokitje
Telbja kafes asht ter
Isht ba gur,
Askush nuk kërset ma n’derë !
Ofshamë pa gjamë
Da lot t’vokta
Da letra t’ftofta!
As hana ma s’dukej
Terr e qetsi
Asnji kajshi!
Nji ibrik tuj vlu pak çaj
Veç me e përzi qetsinë n’vaj!
Plaka mas qoftë ma mirë
E ka xan gjumi
Si me e pasë rrok plumi!
Parmak i vjetër
E da milimanga t’reja
Da plaka pa dham’
E nja dy gra t’veja!
Trokitjet në derë janë harru
Nji baçallyk nusje ka m’et dikush me e çu!
As zile dhensh
As çerdhe shpen’sh!
Katundi ka met shkret!
Asht ter si telbja kafes
Asht ba gur!
Da gramç mbi mur!
Tak tuk denji za
Da pika shi pa pra!
Veç plaku nuk I frigohet territ!
Pret mas penxheres t’thyme
Jeshil e lyme!
Ibriku nuk nalet tuj vlu ujin!
N’çibuk ka met edhe pak duhan
Sa për derman!
Ban vaki e dikush then këtë terr
Nuk i dihet!
Old man with a pipe in the window
painting by Gerrit Dou (Museum: National Museum in Warsaw)
