Dashnija se kish’ miltu kurrë
E aja,tanë kohën tuj dashtë dikush me e dashtë
Veç me pa si asht,
Dikush ballin me ia l’mu
Edhe me da hajdije me e g’zu
Ashtu si aja që i donte zegjt’ n’kaçuba
Lulet grum’ull n’tuba
Lumenjt’ e gurgullimat fort i donte
Vejdit kangën shpesh ia k’nonte!
E kur e pa që askush me zemër se don
U kthy n’vend vetin
Mos dikush ma ala e kujton!
Por jo!
Disa i kishte fshi harresa
Disa me hallet e veta besa!
N’gjys t’rrugës kishte m’et!
A me u kthy prap atje pa dashni
A me nej aty ku se njef ma asnji njeri?
E kur I thanë që edhe atje ka ndryshu çdo gja
Puthi tokën e hu’j e për tokë t’vet nisi me qa!
Da rreze di’lli i morri n’valixhe dhe pak ranë
Pak dhe t’tokës me lotin e terun n’vatan!