Vallja Osman Takës

Vallja Osman Takës

Të trasha
Të holla
Gri apo shllunga si bora
Venë pijnë dhe raki
Pa ba zhurmë pa u ndi
Pijnë cigare kur dojnë
Mbi kokën tonë kur kanë dëshirë lotojnë
Mbyllin rrezet e diellit vrantësinë i sjellin tokës
Vallzojnë vallen e Osman Takës dhe vallen e Rugovës
Çelin dhe hapen me diellin kur ndritë
Plasin nga zilia , zhduken pa u mërzitë!
Hiç pa dhanë llogari askuj
Veç Zotit që ka fuqinë e gjithkuj dhe me të kurrë nuk lujnë !
Më bënë re o Perendi
Sa jam mërzit të jem njeri!
Çdo gjë tjetër të jesh sa është më mirë
Në këtë kohë të çmendur të jesh njeri sa është vështirë!
Më bënë re aman!

 

Scroll to Top