Për ςudi me gjithë dashurinë që kam pasë dhe ende e kam për Shqiperinë nga një herë më habisin me superioritetin e vet që e kanë ndaj shqiptarëve jashtë trojeve të veta . Nuk e kam të qartë pse.
Është e vërtetë se gjuhën e kanë shumë ma të bukur se ne, dhe flasin si bilbil .Janë orator të përkryer dhe të japin përshtypje që edhe trurin e kanë po aq më të zhvilluar se na të kesaj anës tjetër.
Por…. të jesh orator nuk të ban të menςur apo mos të jesh orator i mirë nuk të ban budallë .Përkundrazi,mund të jemi orator i spikatur por një budalla me themel ,apo mos të jemi të zot me çel gojën por i zoti shumë në suksese. Që e kemi ne at thenijen “i s’amës.”
Javën që kaloi Blendi Fefziu në një bisedë me Albin Kurtin sikur mundohej ta zente në grackë dhe hiç pa iu ndalë goja ndëgjonte vehten më shumë se Albinin.Sikur i dyshmonte mençurinë e vet pa ia ndegjuar fare zotësinë e Albinit .Pa u ndalë vente pyetje dhe i pêrgjigjej vehtes.
Të njejten qëndrim e ka edhe Kryeministri Rama ku sa here e ka shpreh ndaj disa kolegëve të vet nga Kosova dhe me nje arrogance të pa parë edhe ai mundohet të na e dyshmon një zotësi që askush nuk e ka në Kosovë .
Por shumë e ultë mu duk kur Ermal Mamaqi vjet me një ftesë që ia bani Linda Morinës . Si duket u habit edhe ai vet!
Mendoi që thiri një viktimë në gjahun e vet dhe ra viktimë vet.
Linda Morina as nuk është e vetëdijshme për cirkuset të cilat pa ndërpre ia ofron shoqërisë tonë të ngratë. E kishte edhe ky shtet njëherë njëfare Jordan e cila u bë e famshme dhe milionere. Ku me ditë edhe Linda ? Fatit nuk i dihet?Secili nga ne meriton nje fat te mire,pse jo edhe Linda ? Derisa ka shikues tê tillë dikush edhe duhet të bie viktimë . Natyrisht, viktimë pa vetëdije me shikuesit që shërojnë vehten . Viktimë e lumtur për sukseset e veta,ashtu mund te ndjehet Linda. Por mua m’u duk sikur Ermali me Linden ra nga testi . Nuk arriti të thërras yjet që po shëndrisin botën ,dhe mendoi që me Lindën e ban një shumice te ndihet inferior.Nuk e di pse i dukej aq interesat dhe zgërdhitej aq shumë .
Një dite këtu në GP ku punoj , në një bisedë me gjithë kolegët e punës , diskutonim se cila sëmundje është më e tmerrshme ? Alzheimers , Parkinsons, Canceri apo disa tjera , njeri nga mjekët tha : Të gjitha janë të zeza dhe të vështira por Alzheimers është më e lehta prej të gjithave për pacientin. Është e vështirë veç faza e parê .Mbasi pacienti e tejkalon fazën e vetëdijes eshte familja ajo qe vuan shume por pacienti është i lumtur. Ashtu pra Ermal , ne të gjithë po vuajmë nga sindromi superioritetit ,por disa shumë .Edhe ti ! Por jo edhe Linda.Ne jemi të vetedijshem që po perqeshim por ajo nuk e ka idene. Dhe deri sa një moderator si ti ,e fton në programin e vet për klikime dhe adhurim ndaj teje një person me e perqesh ,atehere çdo vlerë ka humb kuptimin.
Edhe sikur ta takoja Ermalin nje dite e kisha lutë që herën tjetër nëse askush nuk të vie në programin tënd , thire Amin e na i knaq sytë dhe vesht me zanin e saj si bilbili dhe me bukurine e saje .
Për humor thirë humorista të vërtetë , e sa për me përqesh … thonte baba im” ndalu Beg se ka handek” ! E ti e din Ermal se je mjaft i mençëm se kush të vie në darsëm . Ia nisë nga familja , oborri , miqt e shoket . Palaçon e fton të fundit nëse nuk të mbushet numri! Ke shumë miq të aftë në Kosovë Ermal, thiri ata e jo Lindën !
Një gaz apo më shumë gjatë ditës ndihmon shëndetin dhe rritë ymrin .
Një përqeshje në muaj apo më pak dëmton karakterin tonë , qet në pah kompleksin që e mshehim dhe shkurton jetën .
Të qeshim sa më shumë por mos t’përqeshim fare është e mundur dhe mundemi Ermal. Të jemi ndryshe eshte okay ,por të shprehim superioritetin mund te dyshmon shpesh edhe kompleks inferioriteti .Jam e sigurtë që sukseset e gjithë shqipetareve nga Kosova që po shendrisin neper botë nuk mund t’i ignoron askush .As ti Ermal,as ti Blendi ,as ti Edi ….
Ju orator të mirë na atdhedashës të pa shërueshëm dhe gjithmonë ju dojmë më shumë se sa ju që na doni neve. Urrej këtë ndarje mes nesh ama egziston dhe do të jete edhe shumë kohë deri sa e kuptojmë që të gjithë jemi viktima të ndarjes ,ju edhe na , dhe të gjithe na dëshirojnë ashtu dhe asesi ndryshe.