Oh oh oh more djalë,
Se si vajti kja puna jonë,
Sillen t’ritë nepër pazar,
Rrnoftë mundi i babës tonë!
Verës gjithë nepër hotele,
Tre muaj kush si njeh,
N’penzionerkën dimrit me plot mesele,
Se bashku me pleq takohen shpesh.
T’knaqet shpirti kur i sheh,
N ‘penzionerskën dimrit rininë tonë,
Respekt i tyre sa del në shesh,
Ndaj pleqërve të shkretë që e tregojnë.
Seç ia nisin masllahatin ,
Ashtu bukur sikur motit,
Tanë Ulqinit ia caktojnë fatin
Modest me kafe i kalojnë ditët e sotit!
Njëri qit,e tjetri prit,
Gjatë e gjatë bisedojnë,
Flasin për dike gjitha t’mirat,
Keq për tjetrën ia fillojnë!
Anej pari nëse ke kalu ,
Si doganën me kapërcy
Djerst e vdekjes të kanë kaplu ,
Se u ditë që flasin për ty.
Prite zot rastesisht dy herë
asaj rruge me i ra,
Ose kanë mendu që je e mjerë
Ose lyp dikend me pa !
Dhe të gjitha informatat,
Aty pra në penzionerskën tonë,
Numrin hiç pa e sjellë,
Të vijnë shpejtë si nepër telefon!
Herë të duket si njerëz naiv,
Herë të duken si pak mizor,
Por ma tepër tonës shoqëri,
T ‘na I spjegojë I shkon për dorë!
Sepse edhe ata faj nuk kanë,
Kur àsnjë gja nuk egziston,
I falemenderohemi pra pleqërve tanë,
Që na lajnë në penzionerskën tonë.
Qit e prit masllahat,
Ditet e dimrit t’i kalojmë,
Sepse kaq patëm nafak,
Kësaj rinije t’i ofrojmë.
Herë tu qeshë e herë tuj qa,
Herë shajnë e herë lavdrojnë,
Menxi verën e presin pra,
Ditët n’penzionerskën shpejtë kalojnë!
Ulqin 1977