Ku e merrni o miq të gjithë at guxim
Me shitë tokë ,frymen dhe oxhakun tim
E dini o të uruar sa kushton një pëllambë
A paguhet ai amanet të parët që na e lanë
Mos aman po ju lutet nana,
Ku shitet pyelli i mbushur plot zana ,
Era pishës dhe era drurit,
Hije shkëmbit dhe hije gurit.
Erën misk e shtatin selvi
Pishat tona si perri,
N’dritë të hanës lot po i shkojnë
Presin diellin dhe vajtojnë .
Jemi zanat e bukurisë ,
Jemi pyelli i hyjnisë
Shëndet falim shëndet shtojmë ,
Lozim me yjet dhe vallzojmë.
I qëndrojmë valëve i qëndrojmë erës,
Jemi të vetmuara dimrit dhe ngjallemi verës,
Kush s’na trazoi me shekuj dhe vite
Jemi hyjni natën jemi shpresë drite!
Mos na prekni mos na trazoni,
Me pazare tuaja ku po shkoni,
Kush jeni ju që më qitni n’pazar
Jemi tokë ari pëllambë margaritar!
Pazaret bani me tokat e juaja,
Mos luani me ne dhe tokat e huaja ,
Nuk ju harron as djepi as oxhaku
Nuk ju falë as brezi as plaku
Mos se më dhemb zemra e po rënkoj,
Mos se me dhemb shpirti e po lëngoj,
Mos luani me tokat e Perendisë
Mos luani rolin e Lartëmadhërisë .