Promovimi librit Dy orë

Ehhh punë e madhe fort!
Ka botu nji libër! Qameti u ba! Sot boton libra çdo kush.
Hajt se na shurdhoj krytin !!!!

Eh more miqtë e mi, ama miqtë e mi të sinqertë.
Ky nuk ishte veç nji libër.

21 Qrshor, Solistici i verës!
St.George Drive,rruga me shtëpi të bardha.
Nji diell i nxehtë por jo përvëlues atë ditë,por me nxehtësinë që nuk durohej.

Zonja Linda Bazina na priti aty dhe i Zoti i shtëpisë Shkëlqesia e Tijë Uran Ferizi erdhën para familjes time.
Asdren Zhubi hapi gjithë mjetet teknike të parapregatituna për këtë prezantim deri sa Diellza Kepuska, Besart Zhubi , Linda Marsi dhe i Zoti shtëpisë pa hiç pritesë merreshin me çdo gja tjetër.

Në mes të zonës Victoria, Westminster!
Rruga ku jetoi Winston Churchill .
Winston Churchill jetoi në nr. 33 (fundi i St George’s Drive) nga viti 1909 deri në vitin 1913. Ai u zhvendos atje me Clementine një vit pasi u martuan dhe dy fëmijët e tyre të parë lindën atje.

U hap banderola e madhe me emnin e librit dhe u vendos përkrah fotografisë së Ismail Qemalit dhe flamurit shqiptar.

-Uhhhhhh , u shpreha me gaz. Foto e librit tim aty, në këtë moshë! Më shofin sytë mirë?
Andërr e f’minisë dhe rinisë!
Andërr e përjetume. Andërr që shpesh më çonte nga gjumi me lot”!
Qeshën të gjithë!

Çdo gja ishte gati dhe e para erdh Miki, Fllanza dhe Shqipja.
Muzika “ Baresha” !
Erdhën nji nga nji.
Lule, dhurata dhe fytyra të skuquna nga i nxehti por të qeshuna , të kandshme dhe aq të bukura.
Ndriçonin at ditë të gjithë!
Se ç’kishte ra nji hije e bukur ati vendi.
Nji ngjyrë portokalli dominonte dhomën sikur të gjithë kishim sjell ca rreze të vendlindjes!

Zemra mal e shpirti bakllava!

Ia fillon Linda me mjeshtrinë e saj dhe më tej prezantimin e videos që kishin përgatit Zonjat nga Ulqini Vehbi Hatixhe Nelaj, Suada Elezaga. dhe Suada Milla Adzanel.
Muzika ime ma e dashtun “ vijnë Vaporat moj nane” më shtërngoi zemrën por shtërngova fort lotët!
Vazhduan recitimet e poemave të mia.
Nji nga nji.
Me aq kujdes, me aq dashni!
Disa nga publiku fshinin lot. Disa ofshamë zemre.
Kamerat e telefonit nuk u kapën aq shumë sepse përqëndrimi ishte i jashtzakonshëm.
Secila poemë e percjellun me muzikë të lehtë që janë përzgjedh me javë nga unë, Linda, Diellza dhe Asdreni.
Erdhë dhe qershija mbi tortë.
Stinaaaaaa! E bukura e mira Stina Gërbeshi,me zanin që na rënqethi të gjithëve! Ishte supriza ma e bukur e ditës !
Këndim accapella me kangën “ E bukura More “
U festua me champagne 🍾 dhe vazhdoi autografin e librit që Marsi vogël i sillte nga poshtë, në katin nalt me shpejtësinë e dritës hiç pa pritesë…

Nuk mbaroi aty.
Besedat vazhduan në ballkonin e Ambasadës së Shqipnisë me gaz dhe me buzëqeshje. Fotografi, përshëndetje, përqafime.
Muzika shqipe nga gjithë zonat por sikur pak padrejtësisht dominonin ato të Gjakovës!

Jo pra!
Nuk ishte veç nji libër!
Nuk ishte ky libri im miqtë e mikeshat e mia!
Ishit ju!
Jeta dhe përplasjet e gjithë neve në kohë të vështirë.
Ishin ndarjet!
Ishin sfidat sa të dhimshme aq qesharake që i kaluam në vend që as e njihnim e as nuk na njihte.
Lot dhe dhimbjet tona, larg familjeve!
Kryesisht ishin andrrat tona që na i lanë pa i përjetu.

Ishte inspirim ,inspirim kur dikush të këput andrrën në gjysëm, kur jeta të rrëxon .
Ishte ultimatumi ….hec mos u ndal.
Nuk ishte veç libri im,ishte i yti, i asaj, i atyne!
Ishte libri të gjithë juve.
Dhe nji kolege e ime e punes mjeke me tha “vow çfarë inspirim me ke dhanë, do të shkruaj edhe unë memoaret e mia!
Pse jo i thashë, Franck Mckormack botoi librin pikërisht në këtë moshën time dhe libri ti arriti suksese botnore dhe inçizohet edhe filmi “Angela’s Ashes “.

Ma keni zbukuru ditën nji nga nji ju të gjithë!
Më keni nderu pa masë!
Disa erdhën nga shumë larg, disa direkt nga puna!Ditë shumë me vapë.
Ju jam mirenjohese aq shumë.

E vetmja ulqinake ishte Atifete Veliu- Kelmendi vajza tezes time.
Ju të tjerët dhe jo veç nga Ulqini më munguat shumë.

Ishit të gjithë nji tubë e madhe lulesh në këtë vend të huaj që kam shkru pa u ndalë .

Kam shkru për nanën dhe shikoja lot e juaj kur e lexoi Anila Kadija me zanin e amël,kam shkru për shqiptaret që lexoi Lirka Kadriu me aq mall,për Londrën që nuk na ka faj aspak për andrrat që na i nderpren dhe e recitoi Diellza me za që thellonte ndjenjat e adaptimit tonë por që tingëllonte pak dhimshëm,dy ore qe jeta na plak por zemra mbetet fintak nuse e re që Linda pushtoi gjithë zemrat sepse ajo ishte poezija e zemrës saj.
Në fund përshendetja që me qëllim u interpretua nga i Zoti shtëpisë që me aq modesti ofroi nji ngrohtësi të veçantë për të gjithë me at urimin tonë “rrnofshi”.

Nuk e di se kush interpretoi ma bukur?
U mahnita aq shumë që me gaz thashë: i kam shkru unë këto poezi?
Nga goja e secilit erdhën aq bukur, aq me mjeshtri dhe aq me ndjenja!

Muzika “gitarja ime “përcolli Anilen, muzika Petrit Çeku me poezinë që recitova unë, Arberesha ime me poezinë e Lirkës, muzika nga Dr Zhivago me interpretimin e Lindës,Gladiator me Diellzën dhe Albanina soul me Zotni Uran Ferizin me muzikën e maestro të SHKËLZEN DOLI!

Nuk mungoi as urimi që erdh nga Drejjtori shkollés Ardhmëria ,Zotni Lutfi Vata që pér arsye personale nuk ishte këtë ditë.
Si gjithmonë Ai përgëzoi gjithë penën time me porosinë që e solli Linda.
E falemenderoj pa masë për gjithë respektin , dhe e uroj për gjithë sukseset dhe punën që ben për komunitetin shqiptar.

Dhe ty Linda….. çfarë të them për ty!
Mund të gjej dot fjalë?
Për gjithë durimin, vullnetin, net pa gjum!
Për andrrën e jetës time që e bane realitet.
Për lot, për gaz dhe kangë që kënduam gjatë punës. Për secilin detal që e mendove me mjeshtri.
Bashkove Tiranën me Kosovë dhe Ulqinin ashtu si unë që jam mundu me i bashku në poemat dhe shkrimet e mia.
Të bekoftë Zoti me gjithë të mirat!

Ishte Prishtina, ishte Ulqini, Elbasani, Tirana, Gjakova, Dibra dhe Gostivari…..
Këtë ditë të bukur vere e prita me ju.

Ky liber jeni ju, asht plaga shqiptarit asht pesha ma e bukur e mallit.
Nuk kam fjalë.
Respekt për ju të gjithë nji nga nji.
Përjetësisht JU FALEMINDERIT !
E si mos ta përmend zemrën e gjyshes që pa pritesë por me nji krenari për punën e vet ,sillte librat prej katit poshtë me shpejtesinë e dritës, me nji habi që nuk kuptonte, por e dinte që ishte nji ditë e bukur vere ku nji grumbull shqiptar shkëmbenin mallin.

Nuk ishte veç nji libër..
Ishte gjithë jeta ime.
Jeta juaj!
Ishit ju që më keni zbukuru ditën!
Ju që më keni përkrah me vite!
Ishte kombi im!
U pafshim për t’mira!

Scroll to Top