Sa barxh t’kam met gjyteti im


Sa shumë barxh t’kam m’et gjyteti im

Sa barxh t’kam m’et gjyteti im antik

Kur ika at ditë dhe m’eta veç i joti mik

Ballin nuk ta putha,

Shpatullat e randume nuk ti shërova

Ika lehtë mos me ndi ,dhe gurtë nuk i trazova

E as lotin nga syni nuk ta fshina ,e ti tuj heshtë

Tuj kujtu që kthehem , me të parën vjeshtë!

Sa shumë barxh t’kam m’et

As vet se dita se kam me hup e tret,

Veç nji copë antike tande ta kisha marrë bile

Da shega devedishe e nji gjyl tranafile,

Fadilin e nanën File shumë i idhnova

E unë me kry t’ulun nga ti ika e shkova!

Kam mendu që kurrë nuk të la….

A lehet aja bukuri me ma të vjetren Kala?

Sa barxh t’kam m’et o bukuri hyjnore

E si me lanë at antikë për nji lule kunore ?

As n’gjunj nuk u ula me ta puth at nishan

Që e ke shenj si ma i vjetri n’Ballkan

Veç ata plagët e vjetra bile t’i kisha sheru

Sa shumë të kanë shkel e sa shumë t’kanë harru !

Sa barxh të kam met që pak barrën mbi shpatulla nuk ta hjeka

Shpejtë vjen pleqnija e nji ditë vjen edhe vdeka

E unë pa t’i shëru ata plagë kurrë ,ashtu si kam dashtë me zemër.

Sa barxh t’kam met o kaçilja ime e anrrave ,

Me kshtenja, me fiq e ullinj e mushun me erën e dardhave,

Me kambrikun e bardhë si myshk ,

Me kronjet që janë mush ndryshk,

Plot copa antika plot

Të mushuna mllef e lot,

Me bregun e kodrave e kronjeve t’shterrun,

Me anijet e ndryshkuna ,në breg t’detit t’hedhun .

Sa herë me det e valë t’idhnume,

Me zemrat e nanave milion copa t’captume

Tuj na pritë nanat tona ke dera

E na jabanxhitë ,tuj numru dimna e vera !

Kur çohemi natje ,t’thojmë a na ke fal

Kur bijmë në gjum t’kërkojmë hallall !

Sa barxh t’kemi m’et o Anë e Malit

Kranjë ,Ulqin e ty moj Loke me zemër t’luanit!








Scroll to Top