Më thanë, ka qenë luftë e madhe.
Harrova .
Më thanë janë vra shumë fëmi.
Harrova.
Më thanë ka viktimë të pa gjetura ende.
Po po harrova.
Më thanë ka pasë shumë gra të dhunuara.
Harrova pra.
Më thanë ka pasë shumë refugjatë.Po po i pashë edhe vet sepse isha në mesin e tyre.
Nisa vajtova për shtëpinë time që e lashë dhe sa herë që e shoh në ëndërr çohem e djersitur.Por prap se prap harrova. Harrova de.
Harrojmë na sepse jemi të tillë, dhe zot shyqyr që është harresa.
Por ëndrrat, ëndrrat e kqija ku t’i çojmë?
Vijnë vet pa i ftuar, vijnë si katile.
Ta kisha falë un ty Sërbi, ta kisha falë edhe pse ti kurrë falje nuk kërkove për viktimat,për të pagjeturit e luftës, për gratë e dhunuara, për pragun e derës që e kemi lanë dhe kemi marrë rrugët e botës. Ta kisha falë sepse ne harrojmë shpejtë.
Por ëndrrave, ëndrrave ç’farë t’i them. Vijnë si katile pa lejen tonë.I vijnë atyre nanave të shkreta çdo natë në gjumë dhe çohen me sy të ajur nga lotët. Ata nana që të gjithë i harruan.E shihni pra e kemi nga harresa.
Sa keq që harrojmë.
Por shyqyr që harrojmë sepse nuk dijmë na kur me harru e kur mos me harru. Ide nuk kemi.
Sa mirë që ëndrrat na vijnë pa i ftuar.
E si mund ta harrojmë na ty Sërbi që as falje kurrë nuk kërkove.
Sa mirë që bile ëndrrat na I kujtojnë të gjitha sepse ne harrojmë. Të tillë jemi ne.
Jemi popull që harron shpejtë, menjëherë si na del gjumi,por që sheh shumë ëndrra. Ëndrra të rënda, të zorshme.
Sa keq që harrojmë!
Sa mirë që shohim ëndrra!
Duhet, duhet mos me harru të keqen e atyre që as falje kurrë nuk na kerkuan!
Por jo. Na nuk harrojmë kur dikush nuk na thiri në darsëm apo për drekë , nuk harrojmë kurrë që një herë e patë thirë se dojshim me shku me ndej por na tha që ishin të zanun, nuk harrojmë që at ditë kur shkuam kishte pasë pluhur mbi dollap, nuk harrojmë kur dikush na e shanë nanën apo gruan, bile edhe plum ballit ia shkrepim…..por na harrojmë kur nuk duhet.
Harresa, fort gja e keqe
Bile ta dënojmë vehten në gjum !
Me ëndrra.
Si na del gjumi i harrojmë të gjitha, prandaj historija po na luan playback.
Jemi i vetmi popull në botë që realitetin e shohim në endërr.Prandaj edhe vazhdojmë të ëndërrojmë .
Kur zgjohemi çdo gjë e shohim ndryshe.
Zoti im të faleminderit shumë që na mundësove ëndrrat!
Shohim luftën ,viktimat, tokat e grabitura, shtëpijat që kemi lanë mbas , valixhet, trenin me milion udhëtar halli….
Harrojmë shumë shpejtë at që nuk duhet ta harrojmë , çka me ba pra .
Popull me tru të peshkut .
Popull matuf edhe pikë!