Sikur ne, nuk ka

Mundësinë që njoftova njerëz nga gjithë bota,me plot bindje mund të them,se jemi populli më interesant në rruzullin tokësor.
As psikologët e filozofët më të aftë në botë nuk kishin pasë mundësi të japin verdiktin e duhur.Definiton none !
Unikat jemi për Zotin.
Unikat !!!

Sikur t’i çojme të vdekurit por edhe kta që janë gjallë ,me austriakun Sigmund Freud,zvicranin Carl Jung,Carl Rogers,Frederich Nietzsche,Victor Frankl ,t’na e përshkruajnë karakterin e jonë,dhe t’i bien në fije trunit shqipëtar,jam e sigurtë që mbas shumë e shumë viteve dhe përpjekjeve të kota ,do e dorzojshin rastin,bile edhe profesionin do e ndërrojshin me moton :”ma mirë grahim gamarit,se me u marrë me trunin e shqiptarit.
Zorë,zorë ,besa edhe e pamundur me analizu shqiptarin.
Në fakt, e pamundur !

Edhe vet Skenderbeu ma nuk na kishte njoh . Ishte çuditë i shkreti siç ke me te . Ehamdurilah që nuk është gjallë !
Kishte marrë shpatën dhe kalin e vet, dhe ia kishte mathë në fund të botës.

Ky milet nuk e kishte njoh ma !

Prej që egzistojmë e deri më sot,dikush na e ban pa drejtë. Dikush na mashtron,na shkel,na merr për budallë!!!
T’shkret jemi, pa pikë faji, dikush na bjen në qafë .

Besën e shejtë e kemi, tradhëtinë e mbajmë në grusht.
Të mençëm kur s’duhet,budallë kur duhet .
Sa punëtor dhe me famë jashtë vendit, aq dembel në vendin e vet !
Vendlindjen e dojmë veç me remote control, nga jashtë, kur e lajmë dhe ikim.
Shajme secilin politikan !
Rrijmë dhe shajmë çdo gja, nënvlersojmë çdo gja nga inati , por kur dikush tjetër na shan , sytë ia nxjerrim.
Nuk pranojmë t’vertetën , por rrenën e pranojmë ma shpejtë kur na ujdiset.
Shesim mend të mençurit, i blejmë mend budallës !
Mburremi që jemi popull i lashtë dhe jetojmë me at mburrje deri në vdekje pa e kuptu që veç ajo nuk mjafton !

Vuajmë për me vuajtë , gëzohemi që kemi me u gëzu !
Kopjojmë çdo gja t’huaj pa pikë problemi dhe e përvehtësojmë se me qenë e jona, por nga veset nuk ndahemi se na percjellin gjithë jetën si rriqna.
Fjalën “ më fal “ e kemi fjalën ma të vështirë që është e mundur!
Jo jo, kurrsesi kjo fjalë nuk na duhet sepse na kurrë nuk gabojmë!
Nuk është e mundur me gabu !
Festojmë , festojmë festojmë . Çdo festë, prej Vitit Ri e pa u ndalë !
Valentine, Pavarsi në shkurt, pavarësi në nëntor, Bajram, Ramazan, Christmas, Gjurgjev dan …. more me mujtë e me i marrë tana festat e botës i marrim veç me festu diçka !

Bashkohemi shumë në fatkeqësi, përçahemi në fat !
Rezistojmë skamjen ma shumë se çdo kush, por salltaneti na trrulos shumë shpejtë!
Zoti na rujtë kur i hypim kalit!
Shëndrrohemi në Skënderbe për një ditë !
E adhurojmë pushtetin,e shkelim shtetin!
I urrejmë pushtuesit,i luftojmë,dhe pastaj na vie keq që nuk po na sundojnë edhe pak ! Dojmë të na kthehen përseri,sepse kemi frigë nga vetvehtja! Makar me anë të serialeve apo shumadinkave dhe tallava. Po po i dojmë ,dëshirojmë të na kthehen.
Respektojmë të huajin dhe çdo gja të huaj, ma shumë se vehten !

Pushteti është i shejtë ,shteti nuk ka gajle! Toka është e Zotit,t’a merr kush të dojë!
He de ma,copë toke,a thu se kemi me marr me vejdi kur të vdesim? Jemi mësu me shekuj t’na e marrin,pse jo edhe në shekullin e paqës e mirkuptimit ndërkombëtar???

A thua kjo tokë antike plot mjaltë dhe gjak çka ka aq të mirë dhe magjike që të gjithë e dojnë një copë nga ajo ?
Neve,popullin më antik,më të mençëm,më të mirë!
Nga i huaji shpëtojmë shumë lehtë se të gjithë bashkohemi,nga i veti nuk shpëtojmë kurrëëë se të gjithë ndahemi.
Ama…. ama nji t’mirë e kemi që nuk e ka askush!
Rezistojmë , kohën , budallakinë , padrejtësi,dhe çdo gja.
Prandaj jemi populli ma i vjetër!

Shqiptari u msu gjithsesi!
Me rrymë e pa rrymë, me ujë e pa ujë , me
bukë e pa bukë .
Me benzin e pa benzin.
Prite Zot me I kap kta farë krize.
Për s’gjalli t’hajnë !
Shqiptari jo, duron !

Nixoni në një ndër quotes të veta thotë:”mos ia jep njeriut pushtetin ,për veç se ai mbi të gjitha e ka karakterin!”
Pikërisht ky karakter i mungon udhëheqëve tonë !

Zoti e ndihmoftë tokën time! Edhe që jam larg ,gjithmonë mbetet e imja !

“Krenaria juaj për vendin tuaj nuk duhet të vijë pasi vendi juaj të bëhet i madh; vendi juaj bëhet i madh për shkak të krenarisë suaj në të

Idowu Koyneikan:
“Your pride for your country should not come after your country becomes great;Your country becomes great because of your pride in it “

Scroll to Top