Tabakja sindrom i heshtur


Besoni ose mos e besoni por….

Ia kushtoj të gjithë nanave tona dhe grave që i ka shku jeta duke shërbyer të tjerët .
Disa , besa edhe shumica ,e kanë pasë orar të punës pa pagesë ! Disave i ka shku jeta prit e përcjell, pa drejta të sindikatit, pa pagesë dhe pa drejtë pensioni deri sa orarin e shërbimit e ka pasë kur kuj t’i teket me ta ba tak tak në derë dhe veç me qitë krytin ala pa ia çilë derën .
Posaçërisht më kujtohet një grua që shumë e du dhe e gjithë që më kujtohet është duart e saja të ngrira nga uji i ftoftë që e kishin kronin në oborr dhe gjatë dimrit lante enët dhe nuk ndalej duke shërbyer musafirët që vinin dhe shkonin. Kurse verës e shkreta plaste nga të nxehti dhe kush nuk e regjistronte mundin e sajë.
E para herë që kam shiju kungullin e pjekur në shporet me dru Ishte nga duart e saja. Nuk e harroj at shije kurrë!
Të gjithë knaqeshin muhabet deri sa kurrizi sajë lakohej dhe duartë i ngriheshin . Deri sa na të gjithë mblidheshim rreth shporetit të druve me kërcëllimën mahnitêse aja dilte në borë dhe akull me la entë .Zani nuk i ndihej por veç i bindej urdhërave. Kurrë një herë nuk e kam ndëgjuar të ankohet.
Gjithmonë është e qeshur dhe e dashur në kujtimet e mija.
Pikërisht e inspiruar nga duartë e saja të ngrira nga të ftohti dhe ankesat e saja të heshtura.
Nga vjehrra ime që kurrë nuk e kam takuar por që e gjithë jeta i kishte kaluar veç për musafir. Dhe nga shumë e shumë nana tjera!
E vetmja mirënjohje dhe meritë që marrin është një “rahmet pastë, sa gru e mirë ka qenë!”
Bile edhe at që paska qenë grua e mirë e merr vesht pasi të vdes, sepse fatkeqësisht sa është gjallë kurrë at fjalë nuk e ndëgjon me veshtë e vet!

Ishte vajzë e vetme dhe motër e 5 vllezërve .
Ishin nga një fshat afër lumit dhe malit. Nuk kishte në botë fshat më të bukur, por për çudi të gjithë iknin nga aty dhe ngapak shprazej dhe boshitej kush pa kuptuar arsyen.
Vinte nga një familje shumë fisnike .
Për bukurinë e sajë kishin ndëgjuar të gjithë.
Edhe ata nga qyteti.Ishte perri e gjallë!
Vijnë një ditë 5 shkusa, por baba i sajë nuk donte të ndijë bile .
Vijnë çdo ditë, nga katundet , nga qyteti bile edhe nga Amerika dhe Australia. e largët.
Baba dhe vllezërit nisin dhe lodhen nga trokitjet e përditshme.
Vendos i ati dhe jep fjalën. Ia bënë për hajr shkusit hiç pa e pyetur vajzën në qytetin që Ishte më i afërm katundit ku ndodhej vajza !Po po tashma edhe Ishte koha se vitet kalonin.
Por me një kusht.Vajzën mos me e lodhë, mos me shti me gatu, mos me pastru dhe mos me u marrë fare me punë të shpisë .
Shtëpija e burrit ishin shtëpi e madhe me bija shume ,por edhe musafir nuk ndaleshin.

Vajza vetëm me qitë tabake dhe asgja tjetër .
Mbasi djalit i pëlqente shumë vajza, pranojnë dhe menjëherë shpallet fejesa. Vjen edhe ditë e darsmës e ftojnë gjithë qytetin .
Nusja nisë me qitë tabakun. Të gjithë mahniten nga marifeti dhe bukurija e sajë.
Tabaken kurrë nuk e shërbente pa mbulesë të ngrirë nga nishestja . Ose birali , abazhur, punë kryq ose e qendisur punë mushë .
Ojmat i vente vetëm për festa dhe Bajram .
Lugët e çajit të gjitha në anën e djathtë në akordim me felat e limonit,deri sa ena sheqerit në anë të majtë . Kafja gjithsesi me llokum dhe gota e ujit pa tjetër.
Dhe mbulesa tabakes ndrrohej çdo ditë.
Vërtetë plot marifet kishte,ama….

Një ditë deri sa Ishte me tabak në dorë i bjen të fikët dhe rrëzohet për tokë!
E çojnë ke hoxha me bindjen se e ka marrë msyshi nusen .Hoxha ia jep hajmalinë dhe i thotë që çdo gja është në rregull. Ia lëmon pak duartë e bardha të saja dhe me një adhurim i thotë “ ruaju nga tabakja !”
Prap një ditë tjetër deri sa Ishte me tabak nusja rrëzohet!
Tash shumë të brengosur e çojnë nusen ke mjeku. Por mbas gjithë investigimeve çdo gja Ishte në rregull.Mjeku ia prek faqet e buta që i vizllonin dhe me plot adhurim i thotë “ tabakja, tabakja,zvogloji dozat e tabakes dhe rriti dozat e vetkushtimit!”
Nuk lanë mjek, e nuk lanë hoxhë n’katund e n’shehër pa çu nusen.
Veç ia prekshin duartë e bardha dhe lëmojshin faqet, ama derman nuk u gjet për te.
Hajmaliat ia renditën palë palë por shpresat u fikën fare.
Syni keq, menduan!
Po po i paskën ra m’sysh bukuroshes tonë !

Shpeshtohen shumë ato rrëxime por të gjithë tashma ishin mësuar.
Një ditë prej ditësh nusja lind një vajzë. Itibari nisë pak i bjen por prap kishte shpresa për një djalë . Lind edhe vajzën e dytë dhe itibari bajagi i ulet. Lind prap edhe tri varza tjera dhe tashma itibari sajë bjen fare për tokë.
Shterret e shkreta nuse dhe gjithë bukurija dhe shkëlqimi tretet. Sytë e sajë kishin hy thellë në gropat për rreth syrit.

Por tabakun ende vazhdon dhe të fikët i bje pa pra .
Rriten varzat dhe dashuria tyre për nanën ishte e pa fund.
Njëra bahet violiniste dhe çdo ditë i bjen violinës veç për nanën e vet.
E dyta bahet një dizajnere e përkryer dhe ia mbaron nanës vet një karrige në form froni mbretëror veç për nanën e vet.
E treta merret me solo këndime dhe mëngjez për mëngjez e çonte nanën e vet nga gjumi me kengë dhe zërin si të bilbilit .
E katërta , rrobaqepsja i qepte nanës vet fustanat më të bukua që edhe vet mbretëresha ia kishte lakminë .
Por e pesta mjekja ende Ishte e brengosur për nanën e vet dhe nuk le test pa i ba nanës vet.
Ku Ishte misteri që nanës i bjen të fikët deri sa shërben tabaken ?
Vendos dhe përcjell situatën me sytë e vet!
Ishte ditë e nxehtë vere .Si zakonisht çardaku u mbush plot musafir. Drandofilet kundërmonin erë në gjithë oborrin dhe gurët e kalldërmës shkëlqenin nga pastërtia . Disa të verdha disa të kuqe por ato ngjyrë e dhezur ufull dominonin në oborrin që të kujtonte në ata oborret e vjetra shkodrane .Musafirët at ditë ishin lëshu si mushkajat e verës . Porta e drurit e vjetër 100 vjeçare në fund të oborrit sa mshelej, çelej përsëri . Gratë rëndonin me takat e këpucëve tak tak mbi gurët e kalldërmës dhe ta merrte mendja që po garonin kuajt. Njëra nga varzat nxirrte kofa uji të freskët pa u nda nga bunari !
Luga e çajit nuk ndalej xrëng xrëng xrëng !
Vajza e vet doktoresha ,ishte ulur në një qoshe mbi një kolltuk të gjelbërt dhe po priste momentin se kur nana e vet të bjen për tokë.
Nana e vet rrinte priste herë një grua e herë një tjetër musafir ke shkallet e çardakut. Herë e mbante tabakun herë e lëshonte ….
Zani nuk ndalej. Kush qeshte kush fliste pa u ndalë
–Ulu ti ma nelt se je ma e moçme se unë!
-Ja, ja ti ulu aty se të ka hije qoshja.

Ja për Zotin par ti ke mu ulë se ti je ma e madhe!
Mazalla veç ti ke me u ul e s’ka tjetër!
-Kush unë? Prite zat, nuk ulem aty asesi !
-Aman moj merre ti kafen se je para meje nja disa muaj!
Rrinte nusja e shkretë me tabake në dorë e kurrizi i përvlonte deri sa të sqarohet kush duhet me e marrë I pari dhe kush ku duhet të ulet . I shkonte djersa si ujë dhe përplaste kapakët e syrit nga lodhja dhe gjumi pasditjes qê e kishte kapluar aq shumë.
Merre ti
Ja moj mazalla merre ti, se je para meje!
ja prite zat ti merre se ti ke le n ‘vakt fiqve e unë kam le ‘n’vakt qershijave !
Dhe kshtu me radhë.
Vinte çaji, vinte kafja vinte ëmbëlsira…. vinte musafiri tjetër!
Ulu aty
-Ja mazalla nuk ulem ma nelt se ti !
Merre ti e para
Ja ti je me e moçme
Nuk ndalej rituali…
Por kësaj herë rutina u ndërrua , nanës nuk i bjen të fikët!
Mjekes, vajzës vet I ra të fikët!
Kur erdh në vehte e kuptoi që nana e vet nuk kishte asgja !
E mallkoi gjyshin e vet, e mallkoi sa mujti, u ngrit në këmbë dhe bërtiti si e marrë!
Tabakja !
Tabakja dhe rendi kush është ma i madhi i ka fajet !
U ulë shkallëve që kërcisnin ngapak dhe nuk ndalej .
Tabakja !
Tabakja !
Eureka , veç tabakja dhe asgja tjetër!
Dijagnoza, Sindrom i Tabakes! Sindromi më i heshtur i njerëzimit!
Fajsoi edhe fakultetin e mjeksisë që nuk përmendej fare ky sindrom I heshtur !
Aq Ishte e zemruar sa nuk ndalej duke bërtitur-Tabakja ! Nana ime duke vuajtur nga ky sindrom dhe askush pa e vrejtur ? Si ka mundësi ? Dhe unë i them vehtes mjeke?
Nuk ndalej hiç at ditë!
Iku, përplasi derën e madhe 100 vjeçare nga druri dhe u zhduk në ordinancën e vet! Shkoi çeli të gjithë librat e mjeksisë mos rastësisht sheh diçka të shkruar për këtë sindrom të heshtur të nanave tona! Por jo…. nuk gjeti dhe ia nisi studimeve të reja!
Do t’ja gjej ilaçin tha, dhe pikë!
I vjen turp, aq turp që vet si mjeke kurrë nuk i kishte shkuar mendja për at sindrom të heshtur. Nanes i binte të fikët gjithë kohën por kurrë nuk i ndihej zani!
Të gjithë mbetën të habitur nga sjelljet e saja dhe përshpëritjet që nuk ndaleshin ! Nuk e priste kush një sjellje aq frentike nga një mjeke e respektuar !
Nana vet mbet e shqetsuar përse të bijës i ra të fikët at ditë dhe jo asaj vet si zakonisht ! Zoti jem disa njerëz me i pyet për moshë. Nuk dojnë të tregojnë dhe nuk i pëlqen me i pyet sa vjet I kanë.
E na shqiptarët ,asnji as dy ….
Vjen musafir i thojmë ulu në qoshe se je ma i vjetër. I rendisim njerzit si kutija antike në bazë të moshës !Thuaj se janë në treg të një ankandi ! Auction! Bing! Gone!
Kta anglezt me karriga e me kauça e me tanë t’mirat edhe kur mblidhen shumica rrijnë në kambë .Sillen pshtillen nervat t’i prishin.
Tryeza shtrohet edhe ”help yourself! “Ç’farë budallë janë! Hiç nuk dijnë me sejdis! E çka isht ma e keqja, fillen e mbaren meshlizi tyne pa ju marrë vesht moshën se kush isht ma i ri e kush ma i vjetër ? Çka s’ka !!!
Tabaket nuk i përdorin fare !
Popull budallë fare !
Unë këtë popull nuk e kuptej hiç edhe pikë!
Tabakja ke ky popull nuk diskutohet fare!
Marifeti, rutuali, renditja,luga, gotat, filxhanat mbulojsja shtirkut e ngrime si dajak ,çehrja nuses…..ja ja hiç fare!
Nuk spjegohet asesi gjakftoftësija tyne!
Për me ia ditë lezetin tabakes duhet me le shqiptare . E për me marrë vesht moshën e tjerëve duhet me shku në meshliz të grave!
Tabakja pra….



Scroll to Top