Kushëriri i nanës time Teufik Shurdha ,thoshte që Ballkani është lojë e qenve.
Ball- që do të thotë dance ,ose vallëzim.
Can-që do të thotë canine ,qen.
Pra një dance një vallëzim i qenjve.
Pa u rahatuar kurrë dhe me shekuj copat e tokës po lëkunden sikur një tërmet të ishte dukuri e përherëshme e atyre treva.
Në Japan tërmetet ( gjate ditës deri 1.500 )Genroku Nankaido,Aomori,Meiji,Tohoku,Shokai,Great Kanto,Kawasumi,që dridhin me magnitudat më të fuqishme që është e mundur,për çudi kufirin nuk e lëvizin.
I vendosur në unazen e flakes Pacifike ,Japani përballohet me intesitetet e dridhjeve masovike .
Tërmeti i parë i dokumentuar gushtin e vitit 416 në Vamato ku shkatrroi shume ndertime dhe Great Kanto ishte më I i fuqishmi në histori me 105,385 viktima.
Pra tërmete mbas tërmetesh .Dhe Japani sic e dijmë po qendron i fortë dhe stabil si tokë e dëshirave ëndrrave dhe sukseseve.
Ballkani po lëkundet poashtu.Me shekuj me vite ,lëkundet e kurrë nuk rahatohet. Por jo nga tërmeti !
Lëkundet nga kokat që e udhëheqin,lëkundet nga populli që nuk është i knaqun .Lëkundet nga demelija kronike Ballkanase.Nga primitivizmi i rrezitur me shekuj . Lëkundet nga një komb që kurrë nuk e don paqën në atë tokë. Edhe kur e ka mirë, ankohet pse goja i shkon ashtu.
Rri dhe i lutet Zotit me “ ishalla bahet mirë “atë herë kur e ka keq, dhe “ marshalla” kur e ka mirë sepse frigohet që ajo e mirë nuk zgjatë !
Lëkundet kufiri jonë derisa ne rrijmë nën hijen e limonit dhe vështrojmë yjet në mes të ditës .
Nën flladin e lemonave,ullirit dhe lisave të gjatë e shkruajmë historinë tonë ,historinë e rusit,turkut ,grekut dhe amerikanit.Besa historinë e botës.I ndertojmë të gjithë kufijtë dhe ia plasim gazit sa mendojmë që bota po luan me ne që jemi populli ma i lashtë dhe ma i mençur. A po a ? Dhe hej për veç që mburremi që jemi popull i lashtë nuk na mbetet tjetër për veç asaj të mburremi . Pra me qëndrushmërinë tonë ndër shekuj . Me vjetërsinë tonë! Kaq !
Sikur ajo lashtësi edhe memorinë na e ka tretur. Na ka braktisur nga truri ! Sikur asnjë vlerë më nuk po na kujtohet ! Nga lashtësija që po mburremi ! Veç hedhim mendjen e madhe duke theksuar gjithë kohën se jemi të lashtë sa vet toka pa vetëdijen e një matufllyku kolektiv që na ka zaptuar !
Kjo i bjen sikur një plakut njëqind vjeçar të mburret veç me rrudhat e veta dhe plagëve që ka marrë gjithë jetën dhe asnjë meritë tjetër!
Dhe momentin kur toka dridhet dhe çdo herë nga një kufi trazohet dhe luan nga vendi,ne zgjohemi si princesha e vllezerve Grim që e zuri gjumi pas një shpuarje me gjilperë dhe nuk zgjohet 100 vjet dhe momenti kur princi e përqafon ajo zgjohet dhe jeton happily ever after.
Si duket ,në lindje të këtyre toka,një Zanë e keqe që kishte mbetë pa u ftuar në gezimin e lindjes të Ballkanit ,na mallkon aq rëndë dhe na e dëshiroi vdekjen.
E kush do t’a përqafojë Ballkanin,dhe t’a zgjojë nga gjumi i thellë ?A e kemi një princ të tillë? Të rahatohen ato troje të nemura një herë e për gjithmonë.Ato troje aq të dashtura dhe të ruajtura me mallë nga secili që ik prej tyre dhe kurrë nuk i hiqet nga zemra.
Sa herë e pyes vehten?
Nuk e di pse jane aq të nemura po aq të dashura? Troje ku trupi ikën dhe zemra mbetë aty. Aqë magjike dhe tërheqëse por dhe aqë shumë të dëbojnë ?
Sa jemi gjallë kërkojmë të ikim sa më parë,por udhëtimin tonë të fundit dëshirojmë ta kemi veç aty.Amanet të shenjtë e kemi,amanet të fundit.
A thu ata toka mbeten veç të shenjta për të vdekurit dhe të uruara për “pusho në paqë”.
A thua veç atëherë jemi të bekuar të qetë në një udhëtim tonin të fundit ,dhe veç atëherë e ndiejmë vehten të sigurtë që më asnjë kufi nuk do të lëvizë,asnjë luftë dhe asnjë përçarje nuk do të ketë ?
Poeti dhe Novelisti Gjakovar Teki Dervishi,në një takim me Presidenten e Swedish Pen Ljiljana Dufgran ia tregon një thënije të bukur nga një legjendë shqiptare . Po e citoj-
-Ata që vdesin në tokën e vet shëndrohen në gurë dhe në dhe ,dhe përherë mbesin pjesë e tokës vet.Kurse ata që vdesin në mërgim,kthehen në atdhe ,si retë që lotojnë mbi qiellin e vendlindjes,thotë një legjendë shqipëtare !-
Fatkeqësisht ,mendoj që për një kohë të pacaktuar, do të ketë re dhe shi mbi qiellin e Ballkanit,vazhdon Ljiljana Dufgran.
Japani mbetet Japan “Land of the Rising Sun”, mbas gjithë atyre lëkundjeve të tokës dhe shtet i dëshirave për të gjallin ,kurse Ballkani mbetet lojë e qenjve që ende flenë me gjumin 100 vjeçarë të princeshës dhe tokë e dëshiruar për udhëtimin tonë të fundit ,sepse veç atëherë mund të pushojmë në paqë.Toke e amanetit. Amaneti fundit,amanet që se lunë as toka !
Dhe për veç mallit nuk na mbetet dëshirë tjetër që të kthehemi sa jemi gjallë! Vazhdojmë të vdesim me mallë në tokat ku kufijtë nuk lëvrisin sa herë që t’i teket dikujt. Dhe jo veç ne.
Vazhdojnë ta braktisin edhe ata që nuk kanë mallë sepse të jetosh në një tokë që ndrron kufijtë sa herë që i teket dikuj tjetër është tepër e vështirë. Është një lojë me trurin, me ndjenjat dhe vet egzistencën .Të bie në gjumë në Kosovë dhe mundësija që mund të zgjohesh në Sërbi apo shtetet fqinje është një abyss që veç krijon frigë dhe pa siguri . I lënduam shumë ato toka. Të gjithë!
Fat apo fatkeqësi të lindësh në Ballkan , nuk e din as dreqi mallkuar ! Aty është e ngatrruar bukurija me mallkimin , ku bukurija merret si mallkim, dhe mallkimi si një gja e bukur ! Ku ta di, ndoshta vet Zoti e ka dashtë diku një tokë pa kufij të perhershëm që të ven në test tradhetarin , atdhedashësin , apo neve që ikëm dhe i lamë pas një herë e për gjithmonë ato toka! Një gja e di ,se ato toka lëkunden pa u ndalë ! Jo nga tërmeti, sigurisht që jo! Sepse tërmeti shkatrron çdo gjë por jo edhe kufijtë ! Sikur ta kishte emrin Japan ndryshe kishte qenë! Është Ballkan dhe me plot të drejtë kusherini nanës time para 50 vitesh e ka quajtur “ lojë e qenjve .”