Veç erdha me ju pa

Si ke n’njef moj nanë
A ke fjet mirë,
G’zushëm qenke çu
A ke fjet depak ,sa shumë të paskëm trazu
Hyn e del n’odë teme,tanë natën tuj më mulu.
A bela ke pasë frikë,
Se nga andrra t’kam ik?

Ja moj ja, nuk mërdhaf unë
Se kur zemra bahet akull
Trupi nxehet shakull
Mas ke kasavet moj plaka jeme
Dola me pi nji kafe, e nji shetri deri n’Kaceme.

Mas u g’za shumë ,se prep ke me u mërzitë
Kthehemi masnesër pa u ba mizditë,
Veç kam ardhë me ju pa
Rrugës t’qarshisë da hapa me ia ba.

Sa mall paske pasë për mu moj
As vet se paskëm ditë
Se unë tuj qa mallin tem ditë e natë
Pa mendu për amanetin e babës ngratë
Kthehu o bir m’thonte,mas u plak atje
Se n’vetmi nuk vdiset, kthehu n’atdhe!

Sa zore e paskët pas pa m’pa sa vjet
E unë tuj u ba si guri e me prit mezi me fjet
Se bile sa myllsha sytë i lodhun në andrra ju kam pas
Tuj i thanë zemrës, plas moj zemër plas!

E unë I përvlum,
Mall për babë e mall për tanë
Mall për shoqni e mall për nanë
Mall për gjithçka
Për gurtë e kalldramit
E për djath t’Shestanit,
Besa edhe da ceraga nuk I kam hangër qysh f’mi,
Me t’ra malli edhe për ta, çka s’banka vaki!
E ma shumë mall….
Për çarshinë e vjetër
Për dajën Idriz e për plakun Pjetër!
Anës Malit me i ra e Kranjën me shetrit
Nesër deri n’Shkodër me shku për mizditë ,
Kafen me kajmak n’Çarrshi me e pi
Me u knaq me plakën e me miqt e mi!

E tesh unë ty pa ta la amanet
Kur t’i baj gati valixhet nuk du me ti pa ata let
A ke n’i ….!?
Amanetin e babës nuk munem me majtë
Atje tash kam shpi e atje jam bajtë
Unë e miliona udhëtar t’idares,bashkvendas të mi
Zoti na ka shkru fatin me qenë jabanxhi!

Babës thuji t’ma ban hallall
Që unë ma nuk kthehem ,e ej ka vdek me mall!

Nanë, tesh ika me pi nji kafe….
E për rrugë da amanete me I kry para se kthehem atje ku di’lli len n’Perendim
Se prej ditës që dalim ma nuk ka kthim !

Atje….

Scroll to Top